Marrëveshja për pensione mes Zvicrës dhe Shqipërisë

Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore.

Njoftimi zyrtar mbi Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Siç njofton zyrtarisht qeveria zvicerane, në mbledhjen e saj të datës 24.08.2022 në Bernë ka aprovuar dërgimin në parlament të Marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore të Zvicrës dhe Shqipërisë. Kjo marrëveshje rregullon sigurimin e kujdesit të pleqërisë, trashëgimisë dhe invaliditetit të shteteve kontraktuese dhe rregullon pagesën e pensioneve jashtë vendit. Me ketë mbështeten edhe marrëdhëniet ekonomike të Zvicrës me Shqipërinë.

Përmbajtja e marrëveshjes është në përputhje me marrëveshjet tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe orientohet në standardet ndërkombëtare të koordinimit të sistemeve të sigurisë sociale. Marrëveshja koordinon përkujdesjen e pleqërisë, trashëgimtarëve dhe invaliditetit, në mënyrë që pjesëtarët e të dyja shteteve të mos mund të disfavorizohen apo diskriminohen. Rrjedhimisht, marrëveshja siguron një trajtim të gjerë të barabartë të të siguruarve, rregullon pagesën e pensioneve jashtë vendit dhe mënjanon tarifat e dyfishta. Marrëveshja gjithashtu ofron një baze për të luftuar keqpërdorimin ne të dyja vendet.

Marrëveshja është negociuar mes shteteve kontraktuese dhe është nënshkruar me 18 shkurt 2022. Për tu fuqizuar, ajo fillimisht duhet të miratohet nga parlamentet e shteteve kontraktuese.