Marrëveshja e `53-tes, sforcohet me dhunë ndaj shqiptarëve në “Periudhën e Rankoviçit”  

 

 Nga libri  “Shqiptarët e Harruar në Turqi”, të autorit Qamil Bytyqi, sot shkëputëm kapitullin mbi Marrëveshjen e shpërnguljes ndërmjet Jugosllavisë e Turqisë në vitin 1953, kur kryetari i Jugosllavisë Tito dhe Ministri i Punëve te Jashtme  te Turqisë Fuad Köprülü u takuan ne Split dhe me këtë rast u moren vesh për shpërnguljen e shqiptareve ne Turqi. –  Një metodë tjetër dhune ishte ajo e mbledhjes së armëve nga shqiptarët në vitet 1955-1956 e quajtur kjo edhe si “Periudha e Rankoviçit”.

 Shkruan Qamil Bytyqi, Stamboll      

Në vitet 1944/45 Vaso Çubriloviçi përsëri përgatiti një raport mbi shpërnguljen e shqiptarëve dhe ia paraqiti atë udhëheqësve të lartë të Qeverisë Jugosllave. I njëjti raport racist që përmendëm më sipër trajtohet gjithashtu edhe në sistemin socialist. Personi që përgatiti këtë raport në vend që të dënohej për retorikën e tij raciste ngrihet në postin ministror në Jugosllavinë socialiste.

Në vitin 1948, prishja e marrëdhënieve ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë Jugosllavia e ka perdorur për të nënshkruar marrëveshjen me Turqinë për shpërnguljen e shqiptareve.                                                   Ne vitin 1953 kryetari i Jugosllavisë Tito dhe Ministri i Punëve te Jashtme  te Turqise Fuad Köprülü u takuan ne Split. Ne kete takim u bisedua u moren vesh per shpernguljen e shqiptareve ne Turqi.                                           Në fund të vitit 1952 dhe fillimin e vitit 1953 filluan negociatat e fshehta midis Turqisë, Jugosllavisë dhe Greqisë për krijimin e Traktatit Ballkanik dhe ky pakt u krijua në janar-shkurt 1953.                                                        Edhe pse qëllimi i krijimit të këtij pakti dukej se për shkaqe ekonomike në realitet ishte rishikimi i marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1938 ndërmjet Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia e cila nuk u realizua për arsye të ndryshme. Jugosllavi po përpiqej t’i përmirësoj marrëdhëniet e saja me Turqinë për t’i shpërngulur shqiptarët.

Në vitin1953 Ministri i Jashtëm Turk i atëhershëm Fuad Köprülü shkoi disa herë në Jugosllavi për të rinovuar Marrëveshjen e vitit 1938. Këto bisedime të zhvilluara midis Jugosllavisë dhe Turqisë për shpërnguljet mbaheshin tepër sekrete. Turqia kerkoi nga Jugosllavia inicimin per zyrtarizimin e marrëveshjes e vitit 1938 përmes dokumentit turk me nr. 3977/51.              Një delegacion i udhëhequr nga Hulusi Köyman erdhi në Jugosllavi dhe e diskutoi çështjen e shpërnguljes me Mosha Piaden (Nënkryetari i Këshillit Ekzekutiv Federal).

Një delegacionin i kryesuar nga Mosha Pijade ku gjendeshin Gjuro Pucca, Ivo Andric (ky person i cili kishte ide fashiste mori Çmimin Nobel në vitin 1961 ) duke ardhur në Turqi në maj të vitit 1953 bisedoi për çështjen e shpërnguljes nga Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosova, Maqedoni, Mal i Zi dhe Lugina e Preshevës .                                                                                Në vitin 1953,  për heqjen dorë nga shtetësia jugosllave aplikuan 6,550 familje (45,000 njerëz). Deri në fund të vitit 1955 vetëm 25% e popullsisë së Kosovës aplikuan për shpërngulje.                                        Shpërnguljet përfshinin më shumë fshatrat dhe njerëzit e varfër sesa qytetet. Njëra nga arsyet më të rëndësishme të shpërnguljeve ishin taksat e rënda. Qëllimi i futjes së këtyre taksave ishte detyrimi për shpërngulje.                                                                                                                  Vitet 1955/1958 ishte periudha e migrimeve më të mëdha.

Shpërnguljet sipas viteve;[1]

1953             19.300

1954             17.000

1955             51.000

1956             54.000

1957             57.000

1958             41.000

1959             32.000

1960             27.000

1961             31.000

1962             15.000

1963             25.000

1964             20.000

1965/67        19.000

                 408.300

Në këto vite shpërnguljet kanë qenë më masive. Por shpërnguljet vazhduan edhe në vitet e ardhme por me intensitet të zvogëluar dhe në forma të ndryshme.

Një metodë tjetër shumë e rëndësishme ishte metoda e mbledhjes së armëve nga shqiptarët në vitet 1955-1956. Këtë periudhë mund ta quajmë “Periudha e Rankoviçit“.  Për shqiptarët ishte njëra nga periudhat më të vështira. Forcat serbe të sigurisë shkonin nëpër fshatra dhe kërkonin nga shqiptarët që t’i dorëzonin armet. Shqiptarët e rritur i mblidhnin diku në fshat (zakonisht në shkolla) dhe ata që nuk dorëzonin armët u nënshtroheshin torturave. Arkitekti i këtyre torturave ishte Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe Aleksandar Rankoviçit.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë për shqiptarët 30,000 njerëz iu nënshtruan torturave dhe 103 njerëz humbën jetën si rezultat i këtyre torturave dhe afërsisht 10,000 njerëz mbetën me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetën.    Sipas burimeve jozyrtare pranohet se deri në vitet 1950’ta nga vendet Ballkanike në Turqi u shpërngulën rreth dy milion njerëz. Sidoqoftë, këtu nuk shkruan identiteti i të shpërngulurit por shkruan se turqit dhe myslimanët janë shpërngulur.                                                                     Një temë tjetër shumë e rëndësishme ishte se për të u shpërngulur në Turqi ishe i detyruar ta regjistrosh veten si turq gjatë regjitrimeve. Një familje shqiptare nuk mund të shpërngulej në Turqi pa deklaruar se është turke.                                                                                                    Ata në arenën ndërkombëtare mundoheshin të mbulojnë anën e tyre shtypëse duke bërë propagandën “Shikoni, ne nuk i dëbojmë shqiptarët, por turqit po kthehen në atdheun e tyre”. Dmth., ata nuk po i dërgonin shqiptarët  në Turqi si shqiptarë por si Turq.                                                Prandaj, shqiptarët mund t’i merrnin dokumentet e tyre të udhëtimit në Ambasadën Turke ose në Konsullatën në Shkup pasi të thonin se “ne nuk jemi shqiptarë por jemi turq”.                                                              Dmth. qëllimi ishte që shqiptaret ende pa arritur në Turqi zyrtarisht të ua humbnin identitetin e tyre kombëtar.                                                        Një çështje tjetër e rëndësishme ishte niveli i varfërisë ekstreme për shkak të ekonomisë së pazhvilluar në rajonet ku jetonin shqiptarët në atë kohë.  Për këtë arsye, të shpërngulurit ishin të detyruar që shtëpitë, arat, kafshët e tyre, etj. t’i shisnin shumë lirë. Sepse ata qe do t’i blenin pronat e tyre nuk kishin fuqi t’i paguanin ato. Me paratë që morën nga shitjet e pronave pothuaj nuk mundën të blejnë asgjë.

[1] Instituti i Historisë- Prishtinë, Çështja e Kosovës- Një problem Historik dhe Aktual, Dr. Hakif Bajrami,Shpërngulja e Shqiptarëve prej Trojeve të Veta pas Luftës së Dytë Botërore, f. 275

( Faksimilat: Nga Arkiva e Kryeminstrisë – Turqi)