Këngëtari Andy Stone, i njohur me emrin në publik si Vince Vance e ka paditur së fundmi këngëtaren e njohur Mariah Carey nën akuzat se ia ka vjedhur këngën “All I Want for Christmas is You”, tekst ky i një kënge të mëhershme të tij.
Kënga ‘’All I Want For Christmas is You”, e publikuar në vitin 1994, derisa sipas tij këngëtarja e ka kopjuar këngën me të njëjtin titull dhe e ka publikuar në vitin 1989.
Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale të Los Angjelosit, Vance i ka bërë të njëjtat ankesa siç i ka bërë edhe në padinë e fundit.
Në fakt, rasti i ri përfshin edhe më shumë detaje, pra më shumë personale rreth akuzave kundër Carey. Bëhet fjalë për faktin se ajo e sajoi historinë se si e ka shkruar këngën, dhe se bashkë-shkruesi i tekstit të këngës, Walter Afanasieff e ka kundërshtuar atë histori.
Vance po përfaqësohet në gjykatë nga avokati Gerard P.Fox i njëjti që ka përfaqësuar dy këngëtarët që e kanë akuzuar Taylor Swift për vjedhjen e tekstit të këngës “Shake it Off”. Ai rast ka zgjatur më shumë se pesë vite deri sa ka përfunduar në tërësi në dhjetor të 2022-ës me një zgjidhje konfidenciale.
Ndërkohë, “All I Want…” e Carey-t ka arritur numrin 1 në Billboard Hot 100 gjatë secilit prej katër sezoneve të fundit të pushimeve.
E në padi thuhet se Carey kopjoi për 50% të këngës që Stone e realizoi pesë vjet më herët se Carey.
Në anën tjetër askush nga ekipi i Carye nuk e komentuan këtë ndodhi.//billboard.com//Prointegra.ch//Observerkult//.