( Shkëputur nga libri “Bisede me krijues – recensione , dhe që është i pa botuar akoma)
Vepra poetike – letrare “ Lulebozhuri i Dukagjinit “ është vëllim poezish i autorit Servet Bytyçi. Në fillim të përmbledhjes, kopertina si dhe titulli i përmbledhjes në fjalë, duket si përkushtim i tëri Dukagjinit historik, përkatësisht lulebozhurëve si metaforë dhe simbol gjaku shekullor i kësaj treve, ani se, autori përfshinë në vargjet e tija, mbarë Dardaninë antike.
Recension rreth këtij libri i autorit nga Milazim Bajraj
Vëllimi poetik i prinë një fjalë autoriale e vet krijuesit Bytyçi, për një pasqyrë vlerësimi, recension bëri krijuesja e mirënjohur Migena Arllati. Autori Bytyçi, këtë vëllim poetik e ndau në katër cikle:
“ I Motive bozhuri “
“ II Këngë malli “
“ III Përkushtime “
“ Udhëtimet e mia “
Nga katër ciklet e lartë përmendura përfshihen hiç më pak se gjashtëdhjetë e dy poezi. Duke filluar më ciklin e parë “Motive bozhuri“,do t’i prijë poezia e parë, e sikur fillon më virtytin më të lartë njerëzor të shqiptarët“ Dukagjin e besë“, që lidhën ngushtë për tokë, për besë e nder, si sihariq, që vetë autori e shef fortifikatë vetë bjeshkën e Pashtrikut, që e ka matur si fëmijë autori pëllëmbë për pëllëmbë tërthorazi bjeshkën.
“ Jam ngjitë naltë natë bjeshkë t’ Pashtrikut
Ngjitë jam pezull sikur reja ,
T ‘mijat janë bjeshkët e Junikut
T ‘mijat janë Rugova e Peja “
“ Dukagjin e besë “ fq.19
Do të thosha, sikur autori krijon heshtje figurative pas këtyre vargjeve, duke mos u përkulur para padrejtësive historike, që ia ndanë këtë thesar shpirtëror, sepse këtu është më e ëmbël balta se mjaltë në vend të tij, ndaj autori rënkon :
“ Këtu ndër lojna jam rrëzu
Me shokë t’mi në fëmijëri të pare
Ketu në kangë e ndër vaje
Jam gëzuar, por edhe kam qarë “
“ Dukagjin e besë ” fq.19
Më pas autorin në vargje , përmes imagjinatës së tij, e vjedh historia dhe dashuria e tokës kudo në Arbëri, strofull dëshirash e dashurie mbetet dashuria ndaj fshatrave e qyteteve anë e tej Dardanisë, Kosovës së re e Shqipërisë. Ah, sa me mall autori u këndon Gjakoves trime e Prizrenit historik, duke përdorur plot figuracione stilistike – letrare si simboli e krahasimi : “ Gjakovë motra “fq.20
“ N ’ aksham t’ bukur kur bie muzgu
“ Tri kangë dalë prej zemre
Plot shpirt e dashni
Mori Gjakovë e kuqe
I kam shkrujt për ty “
Sikur lumi kam me t’ardhë ,
Do ta sjellë një zambak t’ bardhë “
“ Bukuria Prizren “ fq.21
Qe në fillim duhet cekur, se autori Bytyçi,etnikisht dhe besnikërisht e do gjenetikën si dhe gjuhën e nënës, bile, atë gegënishten e hershme e shumë të ëmbël, ndaj edhe vargjet spikatën me më shumë fjalë gege, jo pa qëllim nga autori .
Si te shumë autor motivi i dashurisë , ndaj atdheut , ai i vendlindjes, i fëmijërisë, ku për herë pare hape sytë, aty, ku u rrite më diellin e bokave , më gurgullimën e lumenjve , më fyellin e bariut ndër bjeshka e male, padyshim është mbret i motiveve edhe në poezi, që shihet lakuriq edhe të poeti Bytyçi, në shumë poezi , duke mos lënë manash asesi motivin social e të mërgimit , që autorit i mungoi ta shijojë, andaj, asnjëherë s’mund e shijon bukurinë perëndimore, pa intuitën e dashurisë shpirtërore të dashurisë etnike shqiptare, ai sikur thërret, apostrofon figurativisht në heshtje atë dhembje shpirti në Përendim:
“ Qiejtë më gërvishtën nga një gradaçielë
Si i humbur sillem në shina e autostrada
Largë m’ u tret mendimi ndër male diku thellë
Tek lahuta ime qe këndon balada “
“ Mëngjese në Përendim “fq.23
Autori Bytyçi, mediton dhembshëm, kur komunikon më Prishtinën e shpirtit, që bëhet sinonim bashkimi i një rasti takimi, për ta” lavruar ” edhe motivin meditativ:
“ Tirana , Prizreni, Gjirokastra
Djemtë e Hasit aty i pata
Nuk kishte dhuratë më të bukur
Në këtë ditë të lindjes sime “
“ Janar në Prishtinë, fq.29
Motivi i pejsazhit, natyrës, përkatësisht i vendlindjes janë prore kudo me autorin, ai bashkëjeton me qendrën, me lumin, me lule-bozhuret e Dukagjinit, e luan më hënën lozonjare, me festat në atdhe, për poetin Bytyçi, nuk ka relief të ndarjes shqiptare, s’ka zonë ndarjeje gjeografike në tokën e Arbërit, ajo është një, së paku, kështu e do autori:
“ Merr më vete valen time * * * * * E kam thur sot një këngë tjetër “ Se largë shumë tretur diku
N ‘ ato vende ku ti shkon “
Do te jete ky ngushëllimi
Për të gjitha cfarë humba
Se kujtimet do më kthejnë pas
Tek një zambak dhe dy pëllumba“
“ Anës lumit “ fq.31
La më lot qëndis më ar
Fal më shëndet prej Shqipërisë vjetër
Lulebozhurin kosovar “
“ Lulebozhuri i Dukagjinit “ fq.33
Mendimet më rrjedhin si ky lumë
Gëzuar mësues festoj më ju ! “
“ Një 7 Mars ndryshe “ fq.37
“ O Gjakovë , gjakova e imja
Kush ka thënë nuk je Shqipni ?!
Ndër gjithë shoqet je më trimja
Ke plotë vlerë e bukuri “
“ Lulja e Bozhurit “ fq.40
Cikli i dytë “ Këngë e mall “ do ta shohim autorin , sa të molisur, i mallëngjyer e i thyer , por i inspiruar si shumë autorë nga rilindësit tanë, nga Shiroka, më mallin e pashuar të vendlindjes, motiv mërgimi:
“ O ti zog qe shkon hava
“ Ndalu pak përmbi këto male,
Ndalu pak me ndi e me pa
Mbi këto bjeshkë tuj ra kavalle “
“ Flurim zogjsh “ fq.53
Pra , një analogji nostalgjike, analogji me vajin e F.Shirokës, “Shko dallëndyshe“, nga dritarja e mallit të mërgimtarit, rrëshqasin vargjet e poetit deri te fati i refugjatit, motivi social i dhembjes, aty ku ka pa e ku ndjeu e ka prekur këtë zezonë në rrugët e Europës e botës më shqiptarë :
“Heshtur e zymtë sillet refugjati
Rrugëve të Europës ku e solli fati,
Më duar në xhepa vëdallë në trotuare
Trupi i mpirë, zemra s’ndihet fare ”
“ Refugjatë “ fq.62
Dashtë e padashtë, duhet ta themi, kemi patur Naim, Migjen, Shirokë apo Fishtë, në brendinë tonë, ndaj edhe poeti Bytyçi reflekton sado pak atë frymë mallëngjimi në vargje, sepse ata u bënë taban, i dashurisë dhe nostalgjisë së atdheut, që edhe Servet Bytyçi t‘i këndojë prore asaj dashurie, shih : “ Larg votrës “ fq.63
“ Lamtumirë ju kodra e stane
Bashkë me rrahe dhe lëndina
Jam tuj shku në tjera vende
S’ dimë qysh vjen moti, as stina“
Dhimbja është prore,autori s’pushon së kënduari atdheut qosh më qoshe, e luftës për liri , ngushëllimin e gjen në heroizmin e trimave dhe trimëreshave të atdheut, ai i këndon Kumanovës, i këndon Drenicës trime :
“ Shqipja kuq e zi “ Ndale hovin i biri shkinës
Trupi njëqind plagë
Tash e njëqind vjet
Hidhet n ‘zjarr e flakë“
“ Tupan lufte në Kumanovë “ fq.82
Se ty tash unë t ‘kalli zhari
Nuk lejoj me mi shkelë varret
Se më thonë Adem Jashari “
“ Drenicës “ fq.84
Në ciklin e tretë, kemi poezi përkushtuese, që vetë autori e pagëzon ciklin më poezi, “Përkushtime“.Autori, në këtë cikël ka përzgjedhur dhjetëra emra dhe figura të ndritura, që ia falën jetën tokës së shenjt të atdheut. janë emra të spikatur që futën në histori si : Anton Çeta, Ukshin Hoti, Adem Jashari, Big Ndoja, Gjokë Beci, Dervish Shaqa, Sokol Arifi, Fatime Sokoli, Sali Mani,Isuf Cahani e Shote e Drenicës .
Duke mos u ndalur veç e veç të çdo figurë e pavdekshme qe u futën në përjetësi, autori u këndon më respektin më të madh, sepse këtu më gjakun e tyre, gjatë historisë, i sollën lirinë atdheut, edhe ashtu i copëtuar dhe kurrë deri m’sot, nuk është realizuar ëndrra e autorit, ëndrra shekullore e idealëve të larta siç thotë poeti “të jetojmë në një konak“. Autori, përmes vargjeve duke u kënduar heronjve, sikur jep mesazh të fuqishëm nga nëndheu i heronjve:
“ Valon Shqipja naltë mbi retë
M’ ka lind nëna n ‘toka t ‘mijat,
U në jam mirë e fle i qetë
Kur është mirë e tanë Shqipnia! “
* * * * * *
“ Një fjalë Krajlit n‘ Beograd
Me m ‘i thanë dhe Car Dushanit,
Ka lanë Shqipja djem për mallë
Me i dal sot për zot vatanit ! “
“ Një bekim për kuqezinjtë “fq.110
Cikli i katërt dhe i fundit i kësaj përmbledhjeje poetike, sikur përmbyllet me një poezi – poemë, e ndarë në pesë pjesë e titulluar më “Udhëtimet e mia I .II . III. IV. V. Dhe përkushtimin ndaj Mic Sokolit dhe Ndue Shytit. Udhëtimet janë histori më vete, udhëpërshkrim historik dhe fati atdheut tonë, që fati edhe i vetë poetit. Ky fat i vetë popullit shqiptar, qe kaloi përmes dyerve të botës, përkatësisht Europës plakë, dhe asnjëherë nuk na qeshi fati historikisht.
Vargjet e poetit Bytyçi, janë herë – herë, në harmoni më vargjet e këngëve tona historike, ndaj autori dashtë e padashtë, është pjesë e tyre, është rritur me to si gjithë ne,ndaj vargjet e tilla, ku më shumë, ku më pak, janë të pashmangshme si dhe në këtë vëllim poetik. Mendoj, se ky vëllim poetik, e pasuron letërsinë tonë shqiptare, për çka i uroj autorit Bytyçi, shëndet dhe suksese në krijimtarinë letrare në të ardhmen!
Rrugëtimi jetësor i poetit e përkthyesit Servet Bytyçi
Servet Bytyçi është njeri nga intelektualet e spikatur Hasjan, poet e përkthyes i gjuhës Angleze. Ka lindur në Janar 1970 në fshatin Myç Has ku dhe ka marre mësimet e para.
Në vitet 1984-1988 ka kryer gjimnazin “8 Nëntori ” në Kukës sot “Havzi Nela”. Ndërsa në vitet 1988-1995 ka vazhduar punën si mësues matematikë- fizike në ciklin e larte të shkollës 8 vjeçare Myç Has. Studimet për letërsi në universitetin Luigi Gurakuqi Shkodër i ka ndërprerë pasi është larguar në Greqi në vitin 1995 ku ka qëndruar deri në 1997 me vajte ardhje. Zotëron gjuhen angleze dhe atë greke . Që nga viti 1998 jeton e punon në Londër. Kontributin letrar e ka sintetizuar në dy libra të botuar : “Lulebozhuri i Dukagjinit”, ku mbizotëron tema kombëtare e shoqërore me dashurinë për njerëzit e atdheun. Libri i dytë titullohet “And the moon be still as bright ” dhe Hëna prapë njëlloj ndriçon, me përkthime nga autorit me të mëdhenj e poezitë me te bukura të shkruaja ne Anglisht. Shekspiri, Bajroni, William Wordsworth, James Joyce,Thomas Hardy, Percy Busshe Shelley etj janë sjellë aq bukur në shqip fale punës së palodhur kontributit e talentit të tij . Gjithashtu ka të përkthyer autore të tjerë të mëdhenj të letërsisë botërore që i ka në dorëshkrim. Victor Hugo, Robert Burns, Eminescu, Pushkin dhe Adam Mickievich presin të botohen së shpejti. Është përkthyes edhe i poezisë shqipe në anglisht .
Ka përkthyer në këtë gjuhe autore si Migjeni ,Ismail Kadare ,Latif Berisha ,Refik Rreshpja ,Migena Arllati etj . Servet Bytyçi është i përfshirë në një sëre librash dhe antologjish te autoreve dhe grupeve te ndryshme letrare.
Veprimtaria e tij në Londër është shumë e pranishme në aktivitete të ndryshme kulturore letrare e artistike duke dhënë nje ndihmese të vyer për integrimin e komunitetit shqiptar në Londër e Britani.
(Krahas ballinës së së librit, foto të autorit Servet Bytyçi e të recensentit Milazim Bajraj)