Makarona me pesto, mish vici dhe brusketa
Përbërësit që na duhen për makaronat:
1 pako makarona të vogla
3 lugë pesto
Domate qershi
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Përbërësit për brusketat:
Bukë e gjatë e hollë
Domate
Majdanoz
Vaj ulliri
Erëza
300gr mish vici
Mënyra e përgatitjes:
Së pari e marinojmë mishin e vicit, me vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe mustardë. Pasi ti kemi lënë për pak minuta të qëndrojnë, fillojmë ta pjekim në temperaturë të ulët në mënyrë që të mos forcohet.
Hedhim ujin për makaronat në tenxhere ku shtojmë kripë dhe pak vaj. Pasi të fillojë të vlojë, i shtojmë makaronat dhe presim sat ë ziejnë. Kur të ziejnë, i kullojmë nga uji mirë dhe i kthejmë në tenxhere. I shtojmë vaj ulliri, peston dhe domatet qershi të cilat i kemi prere ne kater pjesë. Nuk i lëmë gjatë të qëndrojnë mbi zjarrë, vetëm aq sa e shohim se ka nevojë të bashkohen produktet në mes vete.
Në ndërkohë, bukën e brusketave e presim në feta, i rendisim në tepsi me letër kuzhine dhe I shpërkasim nga sipër me vaj ulliri dhe erëza. I fusim për pak në furrë sa të rreshken pak. Pastaj sipër i hedhim masën që e kemi përgatitur me domate të grira imët, ku kemi grirë majdanoz të freskët, kripë dhe vaj ulliri. Sipas dëshirës mund ti shtoni edhe djathë.
























