Ish-sekretarja amerikane e SHBA-së Madeleine Albright, është nderuar me bustin e saj, i cili do të vendoset në sheshin që mbanë edhe emrin e saj në Prishtinë.
Albright u nderua me këtë bust në bronz, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për kontributin e saj të madh për clirimin e Kosovës. Është bërë e ditur se busti I ish-sekretarës së shtetit të Amerikës, do të vendoset pranë monumentit Neë Born, ndërsa vlera e projektit do të jetë 19 mijë e 788 euro.
Mësohet se tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaha dhe presidenti aktual, Hashim Thaçi, më 12 qershor do të organizojnë pritje madhështore në Prishtinë për Madeleine Albright dhe Hillary Clinton.
Organizim i është besuar ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Madeleine Korbel Albright, ishte femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ishte ne postin e sekretares nga 23 janari i vitit 1997 deri me 20 janar të vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirin e Kosovës gjate viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë.