Më shumë diversitet në Parlamentin e Zvicrës

Manifesti i socialdemokratëve migrant/e të Zvicrës

Më shumë diversitet në Parlamentin e Zvicrës

 Të shtunën e kaluar më 9 maj 2015 migrantët/et e partisë Socialdemokrate të Zvicrës prezantuan dhe aprovuan manifestin e promovuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 18 tetorit 2015. Migrantet e migrantët janë pjesë e patjetërsueshme e Zvicrës, andaj ata duhet të jenë të përfaqësuar dhe në Parlamentin federal të Zvicrës!

Rreth 100 anëtarë të strukturës socialdemokrate për migrantët u tubuan më 9 maj në kongresin e tyre zgjedhor në Bernë. Afër 20 kandidatë me rrënjë familjare jashtë Zvicrës shkëmbyen mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ata të gjithë kanë të njëjtin qëllim: Më 18 tetor të kujdesen për diversitet në Parlamentin e Zvicrës. Rreth 48% e popullatës së Zvicrës kanë njërin nga prindërit, që kanë lindur jashtë Zvicre. Ky diversitet duhet të pasqyrohet edhe në Parlament të vendit.

Struktura e veçantë e migrantëve në kuadër të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës (SP MigrantInnen / PS Migrant-e-s) si projekt ekziston nga viti 2012. Partia Socialdemokrate ka ndërmarrë një këtë hap tjetër të rëndësishëm për të zgjeruar bashkëpunimin me migrantët/et dhe partitë e Organizatat e tyre (edhe të vendit amë) si dhe për të fuqizuar pozitën e tyre në kuadër të Partisë Socialdemokrate. Kryetar i kryesisë së kësaj strukture të migrantëve/eve socialdemokrat/e u zgjodh Mustafa Atici (Bazel). Nënkryetarë u zgjodhën Osman Osmani (Schaffhausen), Françoise Bassand (Cyrih), Ihsan Kurt (Vaud) dhe Frédéric Nouchi (Valis).

Se sa i rëndësishëm është zëri i migranteve/ëve në Parlament tregon edhe situata e refugjateve në hapësirat e detit Mesdhe, për të cilën migrantët/et socialdemokrat/e me këtë rast aprovuan edhe një rezolutë.

Partia Socialdemokrate, si asnjë parti tjetër në Zvicër, qysh tani ka 10 qytetar/e me dyshtetësi në grupin parlamentar federal. Gjithsejtë rreth 30% e kandidatëve në listat e Partisë Socialdemokrat të Zvicrës, përpos pasaportës zvicerane posedojnë edhe një pasaportë tjetër. Nga kjo përqindje, 20 kandidatë u prezantuan personalisht para kongresit zgjedhor.

Përfaqësim përmbajtësor e jo vetëm formal i shqiptarëve

Në vijim do japim të plotë prezantimin dhe fjalën e plotë të bashkëkombësit tonë, kandidatit për zgjedhjet parlamentare federale të Zvicrës, Arbër Bullakaj.

 “Emri im ёshtё Arbёr Bullakaj, unё vij nga Wil dhe kandidoj i 9-ti nё Listёn e Partisë kantonale. Unё kam lindur nё Kosovё dhe kur isha 8 vjeç kam ardhur sё bashku me nёnёn time dhe motrat e vёllezёrit nё Zvicёr. Babai im kishte ardhur qё pёrpara 10 vitesh se tё bashkoheshim edhe ne, dhe punonte punё sezonale nё profesione tё ndryshme. Kёshtu ishte atёherё, punёtorёt sezonalё shkonin atje ku kishte pune, qoftё ajo nё fermё, nё pyll, çatibёrёs, ose edhe murator.

 Qё kur isha thjesht njё djalё i ri fillova tё interesohesha pёr politikёn zviceriane dhe shumё shpejt u bёra anёtar i Partisё Socialdemokrate tё Zvicrёs. Ndёrkohё unё jam gjithashtu pjesё e Parlamentit tё Qytetit dhe Zёvendёspresident i Partisё Socialdemokrate tё Kantonit St. Gallen. Pёrveç punёs time si biznesmen i pavarur, unё jam gjithashtu aktivist nё Grupin tonё integrues FAIR Wil, nё nё tё cilin unё jam bashkёthemelues. FAIR WIL qёndron pёr Dhomёn e Integrimit pёr Grupet e Pavarura nё Wil dhe ndёrkohё ka mbi 80 anёtarё dhe mbi 15 ndihmёs dhe ndihmёse vullnetarё.

 Projekti ynё i parё ishtё hapja e njё zyre shkrimesh, e cila u shёrben njerёzve nё Wil dhe nё rrethinat pranё si pikё kontakti. Ne mbёshtesim mbi tё gjitha personat me njohuri tё dobёta tё gjuhёs gjermane, si pёr shembull nё plotёsimin e formularёve ose nё shkrimin e letrave dhe aplikimeve. Por gjithashtu ne ofrojmё mbёshtetje nё kёrkimin e banesave nё internet, e cila mua mё sjell pothuaj tek pika 4 e manifestit tё zgjedhjeve, tё cilёn unё do tё doja t’ua prezantoja juve shkurt.

 Pёrse strehimi i pёrballueshёm ёshtё pёr tё gjithё njё temё shumё e rёndёsishme, do ta shpjegoj nё shembullin e mёposhtёm. Tek zyra jonё e shkrimit, vijnё gjithmonё e mё shumё njerёz, tё cilёt kanё nevojё pёr strehim. Kёta janё persona tё cilёt nga zyra sociale marrin njё çmim pengesё prej 1200 Fr, dhe kjo jo vetёm pёr njё person, por pёr njё çift me fёmijё. Madje edhe nё qytetin e vogёl tё Wil janё kёto vlera njё iluzion. Vlen pёr t’u nёnvizuar fakti se nё Wil ka shumё vende tё lira. Ҫmimet e banesave janё rritur masivisht dhe kjo prek sёrish ata qё fitojnё mё pak. Pёr shembull nё zyrёn tonё nё Fair Wil ёshtё burrё, i cili punonte nё njё restorant dhe fitonte si rrogё mujore 2500 Fr bruto, megjithёse ai punonte 60 orё nё javё shumё fort. Por duke qene se ai kishte frikё se mos humbte punёn e tij, ai nuk guxonte tё mbronte veten e vet. Por ku duhet tё shkojnё kёta njerёz nёse nuk ёshtё mё e mundur qё tё gjesh njё banesё nёn 1200 Fr nё muaj? Shoqёria jonё nuk ka mё vend pёr ta? Dhe megjithatё nё Preambulёn e Kushtetutёs Federale qёndron: Forca e popullit matet me mirёqenien e tё dobёtit. Por, a jemi ne njё popull i varfёr, duke qenё se ne kemi kaq shumё multimiliarderё. Ata qё fitojnё mё pak pёrballen nga njёra anё me presionin e rritjes sё vazhdueshme tё kostove fikse dhe nga ana tjeter pёr shkak tё gjendjes sё tyre ata janё shpesh viktima tё shfrytёzimit dhe bien nё njё rreth vicioz.

 Vlerat mё tё reja statistikore, tё cilat ka i publikuar zyra federale, tregojnё qё kjo problematikё na takon mё shumё neve emigrantёve. Rezultatet tregojnё, se familjet me prejardhje emigrante si familjet me njё person, ashtu edhe ato me dy ose mё shumё persona kanё nё dispozicion mesatarisht 12 metra katrorё mё pak hapёsirё banese pёr person sesa çdo person tjetёr pa prejardhje emigrantёsh.

Prandaj ne duhet tё luftojmё rritjen e vazhdueshme tё çmimit tokёs. Ёshtё shumё e rёndёsishme qё tё ketё nё dispozicion pёr tё gjithё mjaftueshёm banesa dhe magazina me çmime tё arsyeshme.

 Ngarkesa e buxheteve familjare nga qiraja duhet tё ulet mё nё fund. Ne duhet t’i kundёrvihemi ashpёr rritjes sё çmimit tё tokёs, i cili ёshtё pёrkeqёsuar nga spekulimet.

 Prandaj ёshtё pёrcaktuar shumё qartё nё Manifest, qё qytetet me njё nevojё akute banesash dhe zona tё dukshme pёr rritje çmimesh pёr ndёrtimin e banesave, tё pёrcaktojnё parimin e kostos sё qirasё dhe tё sigurojnё strehim pёr familjet me tё ardhura tё ulёta ose mesatare. Mё tej duhet qё qytetet dhe komunat tё kёrkojnё nё mёnyrё aktive pёr mundёsi pёr tё blerё toka ndёrtimi ose toka industriale. Toka pastaj duhet t’u vihet nё dispozicion shoqёrive pёr strehimin me qira dhe shoqatave jofitimprurёse.

 Pёrveç kёsaj nevojitet njё vlerё e shtuar e qёndrueshme e taksёs nё Kantonet nё zonat e vetmuara dhe nё zonat ku ka mundёsi ndёrtimi, sipas ligjit tё planifikimit hapёsinor. Tё ardhurat do tё pёrdoren pёr krijimin e strehimit tё pёrballueshёm.

 Pra siç e shohim strehimi i pёrballueshёm ёshtё i lidhur ngushtё me pёrzierjen sociale dhe mbi tё gjitha me mundёsitё e barabarta.

 Prandaj duhet qё ne politikanёt me prejardhje emigrantёsh mbi tё gjitha tё mbajmё njё qёndrim ndaj strehimit tё pёrballueshёm.”

Për aktivitetet tjera zgjedhore të kandidatit tonë Arbër Bullakaj, i cili së fundi është anëtarësuar edhe në sindikatën Unia do të ju njoftojmë rregullisht. Të interesuarit për të mbështetur kandidatin janë të mirëseardhur dhe për më shumë mund të infomohen në vegët vijuese: http://bullakaj.me/

 Schaffhausen, më 14 maj 2015
Osman Osmani, Nënkryetar i strukturës socialdemokrate të migranteve/ëve të Zvicrës