Më 8 mars Tinka Kurti në Gjebevë

Me 8 mars 2015, ora 11h00
Rue de Richemont 10, 1202 Genève

Në këtë ditë të veçantë, në këtë ditë kur çdo grua
dëshiron t’i njihet apo t’i thuhet thjesht – një
falënderim për gjithë kontributet në mbarë shoqëritë
njerëzore…. Vjen e na nderon me praninë e saj,
Mjeshtrja e madhe e punës – Artistja e popullit –
Nderi i Kombit shqiptar

Tinka Kurti

Ju mirëpresim të dashura Zonja me kënaqësi, kushdo
edhe me bashkëshortët përkrah…veç mos harroni !
Merrni me vete diçka nga vlerat tuaja krijuese… një
pjesë poezie apo një penelatë … një qëndisje prej
duarsh apo edhe një gatim tuajin special.
E pse jo, të gjitha këto vlera t’i ndërthurim atë ditë
bashkë, mes haresë sonë dhe tingujve muzikorë në
ambientet e MUST Club
Zotëri Aziz Kosmann ka ofruar lokalin e tij në
Rue de Richemont 10, 1202 Genève

Nën organizimin e MIRA BREGUT dhe Komunitetit shqiptar të Gjenevës