Lugina e shqiponjave

Mesazh ligjvënësve të Spanjës për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Një grup prej 6 fotografësh shqiptar të jetës së egër: Arbeni, Jetmiri, Refiku, Ruzhdiu, Sevdaili dhe Vehbiu qëndruan nga 25 deri 29 dhjetor në Valencia të Spanjës për të realizuar fotografi të jetës së egër. Grupi i fotografëve arriti të realizoj fotografi brilante të shqiponjës së malit, shqiponjës bishtvijëzuar, shkabës, skifterit, pikthit të gjelbër iberian si dhe shumë lloje të trishtilave dhe shpendëve të tjerë.

Nga Ruzhdi Ibrahimi

Me 25 dhjetor u nisën nga Shqipëria, Italia dhe Zvicra për tu takuar në mbrëmje në hotelin pranë rrugës në Lliria. Të gjithë ishim të lumtur dhe pas disa bisedave të zakonshme dhe qmalljes me njëri tjetrin u informuam nga nikoqirja mbi përmbajtjen organizative si dhe për itinerarin e tri ditëve të radhës.

Shqiponja bishtvijëzuar, Foto: Jetmir Troshani
Shqiponja bishtvijëzuar, Foto: Jetmir Troshani

Ditën e parë njëri grup prej tre fotografësh kishte mundësinë e fotografimit të shqiponjës së Bonelit përderisa grupi tjetër prej tre fotografësh kishte mundësinë e fotografimit të shqiponjës së malit si dhe shpend tjerë të vegjël. Heret në mëngjes para lindjes së diellit e pimë kafen e mëngjesit dhe u nisëm pa humbur kohë të pejisur mea parate fotografike dhe objektivët adekuat drejt qëllimit të ditës. Unë isha me grupin për fotografimin e shqiponjës së Bonelit. Rrugës mësova se kjo shqiponjë e ka emërtimin nga personi që e kishte zbuluar, është në numër të vogël dhe është e pranishme vetëm në Spanjë. Përplot kureshtje pas një udhëtimi me makinë rreth 40 minutash arritëm në vendin e fotografimit dhe prisnim me padurim aterimin e shqiponjës së Bonelit para nesh. Rrezet e buta të diellit të mëngjesit na ofronin një ambient të volitshëm fotografik duke ndriquar një pjesë të sfondit si dhe dalëngadalë edhe subjektin e synuar.

Shqiponja e malit, Foto: Arben Berisha
Shqiponja e malit, Foto: Arben Berisha

Nuk kaloi shumë kohë dhe para nesh ateroi ngadalë shqiponja e Bonelit e gjinisë mbashkullore mbi jo larg nesh. Ishin emocionet e para që ndamë me njëri tjetrin me një zë të ulët pa e penguar shqiponjën në veprimet e saj. Në vazhdim dëgjoheshin vetëm zhurmat e shkrepjeve dhe çdo lëvizje të domosdoshme e bënim me një kujdes të veçantë! Pak më vonë ateroi edhe shqiponja e Bonelit femër e cila, siç mësuam më vonë, kujdeset të siguroj shqiponjën mashkull përderisa ai ushqehet. Pas u ngop me prenë u ngrit lart në fluturim dhe tani e kishte radhën shqiponja femër të ushqehet me pjesën e mbetur të presë. Ajo fulturoi nga poshtë përballë nesh drejt një guri ku ishte preja e mbetur. Ishte ky momenti i shprekjeve serike duke realizuar kështu fotografitë më të mira të ditës. Në mbrëmje u takuam sërish të dy grupet, shkëmbyem biseda të përvojave ditore me grupin tjetër dhe ishim të lumtur se edhe grupi tjetër kishte arritur qëllimin e ditës duke fotografuar shqiponjën e maleve.

Shkaba, Foto: Ruzhdi Ibrahimi
Shkaba, Foto: Ruzhdi Ibrahimi

Dita e dytë ju dedikua fotografimit të shpendëve të vegjël. Por meqenëse të gjitha llojet e shpendëve të vegjël i fotografuam shprehëm dëshirën të fotografojmë edhe ndonjë shpend pak më të madh. Propozimin tonë e pranoi Paulo (guida e grupit tonë) shkuam në një katund pothuajse të rrethuar me shkëmbinjë dhe arritëm të fotografojmë shkabën në fluturim. Ishim të lumtur që sërish arritëm të realizojmë fotografi të mjaftueshme të llojeve që nuk i kishim fotografuar më parë dhe shijuam klimën mesdhetare të regjionit të Valencias me shumë diell dhe temperatura të larta duke shijuar edhe portokallët dhe mandarinat e freskëta që nda dhuronte çdo ditë Paulo. Pasi arritëm në hotel kishim mundësinë të shihnim dhe shkarkonim fotografitë e realizuara në ordinatorët persona. Kur arriti edhe grupi tjetër na rrëfyen se përpos trishtilëve të vegjël kishin realizuar fotografi edhe të skifterit dhe pikthit të gjelbër iberian. Pasi që të nesërmen grupi ynë do të fotografonte shqiponjën e malit përderisa grupi tjetër shqiponjën e Bonelit biseduam hollësisht për sjelljen e shqiponjave me qëllim të shkrepjes së fotografive në momentin e duhur.

Skifteri kthetrazi, Foto: Vebi Sulejmani
Skifteri kthetrazi, Foto: Vebi Sulejmani

Ditën e tretë grupi ynë shkoi për të fotografuar shqiponjën e malit ndërsa grupi tjetër i përbërë nga dy forograf, pasi që Vehbiu duhej të kthehej për në Zvicër, shkoi të fotografonte shqiponjën e Bonelit. Ishte një ditë me shumë pritje dhe kërkonte durim dhe një përqëndrim të plotë pasi që ardhja e shqiponjës në fluturim synohe të ndalej si në fluturim gjatë aterimit dhe në fluturimin e sërishëm. Madhështia dhe krenaria e shqiponjës së malit na zgjoi emocionet dhe për një moment u ndalëm së shkrepuri duke shijuar sjelljen e saj mbi një degë jo larg nesh.

Sqepkuqi, Foto: Sevdail Sulejmani
Sqepkuqi, Foto: Sevdail Sulejmani

Në momentin që i lëvizte krahët duke qëndruar edhe më tej në të njëjtën degë shtrirja e saj tejkalonte shpesh kornizën e kuadratit fotografik. Pashi mbushi stomakun me ushqim ajo fluturoi krahëhapur mbi një gurë duke na ofruar në vazhdimësi një shfaqje spektakolare. Për një moment me lëvizjen e krahëve dhe ngritjen e njërës këmbë dukej sikur po e nis vallen e Rugovës! Pas përfundimit të fotografimit u nisëm për në hotelin pranë aeroportit për të kaluar natën e fundit para kthimin në vendet përkatëse. Këtë mbrëmje përveq përvojave të fotografisë së ditës biseduam edhe për planet për kthimin e sërishëm për të fotografuar edhe shqiponjën perandorake si dhe shpend e shtazë tjera në këtë luginë. Por jo vetëm, biseduam gjithashtu edhe për mundësit e transmetimit komunikues të fotografive në ekspozita manifestime tjera të fotografisë.

Pikthi jeshil iberian, Foto: Refik Ibrahimi
Pikthi jeshil iberian, Foto: Refik Ibrahimi

Mesazhi përmes fotografisë

Tanimë pas çdo ekspedite është e zakonshme të vendosim të gjithë arsenalin fotografik në një tavolinë duke i fotografuar të gjitha paisjet që përdorëm në ekspeditë. Fotografia e përbashkët e grupit, duke marrë parasyshë faktin se ishin në Spanjë, ngërthente në vete mesazhin drejtuar ligjvënësve Spanjoll për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. U rreshtuam bashkë në mesin e dy flamujve, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë me dy çifteli dhe dy plisa dhe transmetuam përmes një publikimi në FB mesazhin tonë të përbashkët nga Spanja për ta njohur sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës!

Pajisjet fotografike nga Valencia
Pajisjet fotografike nga Valencia