Liverpooli arriti të fitojë ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në derbin e javës në Ligën Premier.
Golat për Reds i shënuan Sadio Mane në minutën e 51-të dhe Mohamed Salah në minutën e 53-të.
Egjiptiani ishte lojtari i ndeshje, përveç golit numri 11-të i Jurgen Klopp bëri një paraqitje mjaft të mirë, ndoshta një nga më të mirat këtë sezon.
Me notë të lartë të vendasit u vlerësuan edhe Mane, Jordan Henderson, Joel Matip dhe Trent Alexander-Arnold.
Te Blutë më i miri ishte N’Golo Kante, por edhe Eden Hazard dhe dy mbrojtësin anësor Emerson e Cesar Azpilicueta ishin në nivel.



















