Libri “Arbëreshët…”, dhuratë firmës ”Munishi” për arritjet brilante në Zvicër  

Kryefamiljari, Nue Munishi, nga Kabashi i Vitisë, që po 7 fëmijëve, ka edhe 22 nipa e mbesa erdhi në Zvicër me zejen e marangozit të thjeshtë, por i tëri iu përkushtua shkollimit dhe ngritjes profesionale të fëmijëve të tij, sa sot djemtë të zotërojnë disa reparte të prodhimit të kuzhinave të cilësisë së lartë në Zvicër e së fundi edhe në Kosovë.

Teksti Rexhep Rifati & Fotot- video nga Afrim Nevzadi

Punën e firmës së kuzhinave “Munishi”, që tash ka bërë emër jo vetëm në Zvicër e Kosovë, por edhe në disa shtete perëndimore me prodhime shumë cilësore të kuzhinave, e kam përcjellë tash e dy dekada. Në fillim derisa kryefamiljari, Nue Munishi, bashkë me dy djemtë e tij Gjergjin e Nikollën punonin në një punëtori të thjesht zdrukthëtarie, si marangoz, në qytetin e ST. Galenit, derisa djali tjetër Franklini ndiqte studimet e ekonomikut në Cyrih, por edhe gjente kohë për të ndihmuar edhe babain në punëtori.

Për arritjen e kësaj kompanie këto ditë i bëmë një vizitë Nue Munishit dhe djemve të tij të suksesshëm si në prodhim ashtu në komunitet e në institucionet zvicerane ku Franklin Munishi është edhe deputet në qytetin e Wilit. Me të ardhur në Zvicër, Nue krahas punës në punëtorinë e  vogël që kishte, gjen punë të përhershme në gjigantin e mobilieve Bp Piatti, ku pastaj punësohen edhe djemtë e tij, Gjergji dhe Nikolla. Që të dy e përsosin në masë këtë zeje, sa të jenë edhe udhëheqës punëtorësh aty ku punuan prej vitesh. Por, nuk mjaftohen me kaq. Më vonë ata themelojnë një punëtori më vete për prodhimin e mobilieve.

Vet, Nua, që tash ka kaluar të 70-tatë, migrimin pos për arsye ekonomike e lidh edhe me ato politike, pasi që polica i ndiqte djalin e tij Gjergjin për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Aktualisht, pos se një kompani prodhimesh të mobileve, Nue ka krijuar edhe një kompani -familjeje prej 22 nipash mbesash e stërnipash.

Nga viti në vit firma “Munishi” u zgjerua si me prodhim ashtu edhe me plasman dhe hapi sallonet në dy tri lokalitete.  Lidhur me këtë rrugëtim jetësor nga një punëtori marangozësh deri te firma, që tash është një kompani e vërtetë, me hapjen edhe të një punëtorie për prodhimin e mobileve në Prishtinë, kryesisht për tregun Perëndimori. Ditëve të fundit bashkë me fotografin tonë Afrim Nevzadi i bëmë një vizitë këtij mërgimtari i cili na priti me dy djemtë e tij , Gjergjin e Franklinin dhe me këtë rast i dhurova librin e parë të porsabotuar “Arbëreshët fotosintezë e shpirtit tim”, pasi që njerëzit si Nua i përkasin mërgimtarëve të hershëm që sakrifikuan shumë jo vetëm për familje e vendlindje, por edhe për vetë Kosovën.

Nga viti në vit “Munishi” vazhdoi të rritet e zgjerohet, derisa në lokalitetin Bronschhofen në afërsi të qytetit të Wilit në Zvicër, hapi sallonin modern për ekspozimin dhe shitjen e mobileve me pjesëmarrjen edhe të shumë miqve zviceranë, e afaristëve të njohur të kësaj ane, bashkë edhe me autoritetet e kësaj komune. Bumin më të madh firma “Munishi” në Bronschhofen  ( Züricherstrasse 15), ku hapi sallonin me një sipërfaqe prej 300 metrash katror dhe ekspozoi kuzhina dhe mobile të një cilësie të lartë që prodhon vetë firma përmes një teknologjie të lartë e me punëtorë të ngritur profesionalisht. Kryesisht nga radhët e familjes. Përndryshe, firma posedon edhe një sallon tjetër prej 200 metrash katror. Aktualisht “Munishi” ka një hapësirë tregtare prej 500 metrash katror.

Me këtë rast, pos familjarëve dhe punëtorëve të firmës, merrnin pjesë edhe bashkëpunëtorë afaristë, drejtues firmash nga radhët zviceranëve e shqiptarëve.

Punën e filluar vetëm me anëtarët e familjes dhe të përqendruar kryesisht  në prodhimin e kuzhinave e zgjeroi edhe në lëmin e ndërtimtarisë. Kështu, brenda dy-tri viteve në rrethinën e qytetit të Willit, kjo firmë ngriti edhe disa blloqe banimi dhe në ndërtim e sipër ka edhe dy objekte të tjera, duke e rrit kështu numrin e punëtorëve të rregullt e stinor në rreth 20 veta.

Sa për ilustrim: Vetëm brenda vitit 2012, në bashkëpunim me Bp Piatti, punëtorët e Mobilierisë “Munishi”, në një lagje të re në Schlieren afër Cyrihut, montuan mbi 400 kuzhina

Derisa kryefamiljari dhe dy vëllezërit e tjerë merren me prodhimin e mobileve, Franklini, njëri nga vëllezërit ndihmon me menaxhim dhe administratë. Ndryshe, ai ka bërë një hap të mirë edhe në shkollim, edhe në karrierë. Ka diplomuar në ekonomi në Universitetin e Cyrihut dhe kryesisht merret me menaxhimin e firmës, ndërsa që edhe vajzat e rejat e Nue Munishit janë pjesë aktive e firmës “Munishi”.

MUNISHI AG, Bronschhoferstrasse 81, 9500 Wil
Tel.. 071 911 27 00, E-Mail: info@munishi.ch, www.munishi.ch