Libër me elemente të romanit autobiografik dhe dokumentar

Nga XHAVIT ÇITAKU

Karakteri i nënës është shumë dimensional dhe shumë kompleks. Jeta e saj është tragjedia e dilemave të zemrës, detyrës ndaj familjes, brengat e shumëfishta të një gruaje që e don fort familjen dhe zhgënjime të shumta që ka përjetuar. E tërbuar nga vdekja e djalit, e mallengjyer si nënë, ajo kalon shumë në një gjendje psikologjike, por mund të themi edhe traumatike. Në përçapje për të gjetur rrugëdalje atje ku ajo shpesh mungon, nëna mundohet të hyjë në zemrat e portës me arsye, por del prej saj pa të, apo mundohet të dalë nga portët e zemrës me ndjenjë, por nuk është e lumtur edhe me këtë zgjidhje. Për vetë komleksitetin e saj, nëna mbanë pothuajse zero përqind të shpresës për të tejkaluar vuajtjet për humbjen e djalit përgjithmonë. Megjithatë, ajo gjenë forcë të paimagjinueshme për të fshehur këtë dhimbje në sy të fëmijëve të tjerë. Është ky një detaj tejet i dhimbshëm që me një mjeshtri të rrallë e përshkruan në librin e saj Hyrë Tejeci Murati, që i kushtohet 70 vjetorit të lindjes së nënës, i titulluar “Dielli i jetës”

Hyrë Tejeci ka një karrierë të spikatur në fushën e gazetarisë, si dhe në atë të krijimtarisë letrare. Talenti i saj është vlerësuar me notë të lartë dhe ajo këtë talent e ka shprehur aq bukur edhe në librin e saj të fundit “Dielli i jetës”.Pra, ajo ka njohuri shumëdimensionale, të cilat,pa dyshim, se lexuesi mund t’i shijoj në këtë monografi familjare shumë të arrirë artistikisht. E folmja e nënës, autorës së librit, i shërben si lëndë për veprim dhe si brum stilistik i saj në atë masë që nuk mund ta mendosh se një vepër letrare mund të shkruhet fund e krye në dialekt ose nëndialekt. Redaktori i këtij libri, Besim Muhadri, jep një shpjegim profesional lidhur me këtë form të të shkruarit: “Ka elemente të romanit autobiografik, por edhe të një libri dokumentar dhe të ndonjë zhanri tjetër, me premisa edhe etnografike dhe gjuhësore.”

Nisur nga përmbajtja e librit kam një vështrim të ndryshëm për konceptimin dhe kompozimin e librit, pasi shoh një gdhendje dhe një transformim të madh në këtë zhanër krijimtarie. Në të vërtetë, e gjithë përmbajtja sjell një tabllo plot ngjyra të fatit të shqiptarëve e posaçërisht të nënave shqiptare, të cilat pothuajse e kanë të pamundur të shkëputën nga mendësia e së kaluarës. Përmbajtja e kësaj vepre, pra, me plot vlera artistike, është një arkitekturë magjepse që mbanë brenda shumë histori të dhimbshme, por edhe gëzime. Rrëfimet kanë një rend kronologjik. Mjedisi ku ka jetuar e ëma alternohet në mënyrë asimetrike mes Hasit dhe zonave tjera të Kosovës, që ka filluar nga andej udhët e mundimit, të ndërtimit të familjes në kushte mizore. Për vite me radhë nëna është përpjekur me u ushqye mendërisht, fizikisht e shpirtërisht me aromën për t’u përshtatur në një botë që nuk kishte njohuri, por që vazhdonte me shpejtësi t’i bashkangjitej, se kujtonte se e kishte gjetur rrugën e duhur, por ky ishte paksa një iluzion se do të viheshin punët në rregull më shpejt, ndaj është dashur shumë vite për të ardhur aty ku është sot, me djemë e vajza, me nipa e mbesa, me një standard të mirë jetësor.

Libri fillon me personazhin e Diellit, nipit më të vogël të nënës Rukë, i cili ka ardhëur në jetë pasi ajo kishte lënë angazhimin e saj në biznesin e djemëve. Kohën më të madhe të ditës e kalon me të pasi prindër e tij janë duke punuar. Dielli për të ka peshë të madhe, ka rëndësi përmbajtësore në përditëshmëri, në aktivitetin e saj ditor. Ai e rinon gjyshën dhe vërtetë i jep kuptim jetës së saj.

Frymarrje personale por edhe universale

Një  afërsi shpirtërore, një dashuri e madhe, një respekt i veçantë, është një shtysë për Hyrë Tejecin që të shkruaj një libër për nënën e saj në 70 vjetorin e lindjes, në të cilin në detaje përshkruhet një histori shumë interesante e një nëne, që në të vërtetë identifikohen edhe shumica e nënave shqiptare. Megjithatë, sipas detajeve të përshkruara në këtë libër, nëna e autorës me shembullin e saj ajo është shndërruar në një model të veçantë në të kaluarën, por edhe të së sotmës. Rrugëtimi dhe gjithë njohjet, të dëshiruara apo jo nga nëna, e që herë e largojnë e herë e afrojnë atë në mënyrë të pabesueshme nga realiteti, është një rrugëtim ku ndeshet e tashmja me të përhershëm. E gjithë përballja me këtë rrugëtim në fillim i dukët normale, por kur ngjarjet janë serioze dhe prekin thellë shpirtin e një nëne, sikurse është vdekja e djalit, atëherë gjithëçka nisë të zbehet, të ndiej dhimbje të madhe në zemër, deri në atë masë sa ajo më nuk dallon kufijtë e ëndrrës dhe realitetit. Nëna, pra, në rrëfimin e saj përplaset herë me veten e herë me realitetin e së kaluarës. Megjithatë, ajo nuk e ka humbur rrugën për të besuar e pranuar gjendjen e familjes sot që është një pasuri e paçmuar për nënë Rukën.

E mori tretmanin e “nënës” në moshën 12 vjeçe

Historinë e nënës së saj, autorja e librit, e përshkruan në detaje, apo siç thotë ajo nga mosha shtatë vjeçare sa ka mundur të mbaj mend protagonistja e kësaj vepre të çmuar. Rrëfimi i saj të vë në siklet, të vë në situatë të mendosh se athua si është e mundur që ajo të këtë mbijetuar gjithë atë gamë të vështirësive jetësore, skamjes ekstreme, mungesës së bukës e peripeci tjera. Protagonistës së librit nëna i vdiq kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe dhe nga kjo moshë ajo mori tretmanin e një “nëne” që duhej të kujdesej për dy motrat dhe vëllain që ishte vetëm dy vjeç. Po ashtu, ajo u martua e re dhe në një katund që kishte mungesë artikullin kryesor të jetës, ujin. Mirëpo, ajo kishte entuziazëm, vullnet e dëshirë për të ndërtuar një familje të shëndosh, një familje që sot ka një emër të përveçëm në Prizrenin piktoresk e të njohur historik. Mrekullia e këtij libri spikatët me atë se  Hyrë Tejeci ka shfrytëzuar me mjeshtri veçoritë e të folmës hasjane, shumica e të cilave pothuajse gjenë përdorim vetëm në këtë krahinë  shqiptare.

Rrëfim i rrallë e autentik

Kjo vepër përbënë një rrëfim të rrallë e autentik i shkruar në mënyrë profesionale, që shpërfaq sitilin e veçantë artistik, që veç të tjerave, kronologjikisht pasqyron një rrëfim historik, ekonomik, shoqëror, etnokulturor, traditat e zakonet të jetës materiale e shpirtërore, pra, biografinë, identitetin jo vetëm të nënës, por edhe të Krahinës së Hasit perreth. Shi për këtë, libri ”Dielli i jetës”, që ka për autor Hyrë Tejecin, mua me impresionon dhe ndihem mirë kur mësoi për një histori, për një rrëfim të një nëne, për rrugëtimin e saj me plot sakrifica, me 70 tipare të njerëzishme të numëruara një nga një  nga krijuesja e kësaj vepre. Thënë konkretisht, autorja e këtij libri arrin të na prezentojë e të na japë sa më real portretin e nënës së saj me anë të një rrëfimi shumë të prekshëm jetësor, të një dashurie të madhe për fëmijët, familjen, prindërit, të afërmit, por edhe për djemtë e saj që kanë  arritur dhe krijuar kushte të mira me biznesin e tyre.

Dhe krejt në fund: Me këtë vepër krijuesja Hyrë Tejeci ka futur një frymarrje personale, por edhe universale në këtë zhanër të krijimtarisë letrare.