„Legjenda“ për Tringë Smajlën

Tringë Smajla është një personalitet real dhe i njohur për historinë. Por ajo me jetën dhe veprën e saj të veçantë i ka dhënë vetës elemente të personalitetit legjendar.

Tringa Smajla kishte lindur në fshatin Kshevë të krahinës së Grudës tani në Mal të Zi. Ajo kishte qenë bija e patriotit të madh Smajl Martinit, i cili bashkë me burra të tjerë kishte qenë në krye të degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për krahinën Grudës, dhe i cili pas Kongresit të Berlinit të vitit 1978 i kishte organizuar kryengritjet e Malësisë së Madhe kundër turqve, kundër malazezve e serbëve, duke iu kundërvënë kësisoj aneksimit krahinës së Grudës dhe krahinave tjera shqiptare Malit të Zi.

Në vitin 1880, Smajl Martinit në një betejë kundër turqve i ishin vrarë te   dy djemtë, Zefi më i madhi dhe Gjoni më i vogli. I vetmi fëmijë që i kishte mbetur kishte qenë vajza, Tringa. Por me që ajo kishte qenë vajzë, ai ishte ndier i pa trashëgimtar. Tringa duke e parë se i ati ishte ndier pa trashëgimtar kishte vendosur të mos martohej kurrë, dhe i kishte thënë të atit se „mua do të më kesh edhe vajzë edhe djalë!“. Në vitin 1883 Smajl Martini ishte dënuar me burg nga gjyqi ushtarak turk, kurse vitin 1886 ai ishte syrgjynosur në Anadollin Lindor të banuar me kurd, në vendin e quajtur Denari Bekir ku pas disa vitesh kishte vdekur.

Ndërkohë Tringa ishte rritur, ishte bërë një vajzë trime, e mençur dhe e vendosur. Ishte veshur si mashkull dhe kishte mbajtur pushkë në krahë. Duke paraqitur trashëgimtaren e vetme të Smajl Martinit, ajo ishte ftuar e kishte marr pjesë në kuvende burrash në vend të të atit. Në vitin 1911, Tringa me pushkë në dorë i ishte bashkuar kryengritjeve të Malësisë së Madhe kundër turqve të udhëhequra nga patrioti Dedë Gjo Luli. Por Tringë Smalja s`kishte qenë vetëm luftëtare. Ajo ishte angazhuar edhe për ndaljen e hakmarrjeve dhe gjakmarrjeve në mesin e shqiptarëve, ishte kujdesur e ua kishte lidhur plagët luftëtarëve, si dhe kishte qenë edhe shumë arsimdashëse.

Gjatë viteve 1914/1915, ajo i kishte shitur tërë pasurin që ia kishte lënë i ati dhe me paratë e saj kishte ndërtuar e hapur shkollat e para në gjuhën shqipe në fshatrat Dinoshë dhe Priftën të krahinës së Grudës. Aty kah fundi i vitit 1917, pas një sëmundje të rëndë në moshën 47-vjeçare kishte vdekur në fshatin e saj të lindjes në Kshevë. Varrin e saj në vitin 1920, në shenjë hakmarrje e kishte vandalizuar gjandërmëria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Banorët vendës për ta theksuar rolin e saj të femrës luftëtare, mbiemrit të saj ia kishin dhënë trajtën e gjinisë femërore, duke quajtur atë jo si Tringë Smajli, por Tringë Smajla.

Interpretimi

  • Historia e Tringë Smajlës e vë në spikamë rolin e fuqishëm të femrës shqiptare për çlirimin e
  • Heroina e tregimit historik me elemente të legjendës, nuk është vetëm luftëtare me pushkë në dorë, por ajo është edhe përparimdashëse, ka pajtuar gjaqe midis shqiptarëve, si dhe ka hapur shkolla në gjuhën
  • Heroina e tregimit historik ka bërë sakrifica të mëdha edhe duke mos u martuar kurrë, në mënyrë që i ati i saj, Smajl Martini, të mos ndjehej i pa djalë e i pa trashëgimtar.
  • Tregimi historik ka rol të theksuar emancipues për shqiptarët.