Legjenda për Mujin dhe Halilin

Legjenda thotë se kishin qenë njëherë e një kohë dy vëllezër trima që tërë jetën e tyre e kishin kaluar duke luftuar me shpata e me shtiza. Më i madhi dhe më i fuqishmi kishte qenë Muji. Më i vogli dhe më i zhdërvjellëti kishte qenë Halili. Aq i fortë kishte qenë Muji saqë kur një kalimtar i rastit e kishte pyetur atë se kah i bie filan fshati, Muji që kishte qenë duke lëvruar në arë i kishte ngritur duatë bashkë me plugun dhe qetë e lavrës në drejtim të atij fshati. Aq i zhdërvjelltë kishte qenë Halili, saqë ai me lëvizjet e tij trupore të shpejta i kishte ikur jo vetëm shpatës por edhe shtizës e shigjetës. Kështu, fuqia e Mujit dhe zhdërvjelltësia e Halilit kishin bërë hatanë dhe kishin marrë dhënë. Derisa lufta ishte bërë me shpata, shtiza e shigjeta, Mujit e Halilit s`kishte guxuar t`u dilte kush para. Për t`i mbrojtur viset e tyre ilire-arbërore, ata kishin luftuar me ushtarë të Krajlit e me “asqerë” të Sulltanit. Por, para se gjithash kishin kundër bandave sllave të njohura si „çeta të harambashëve“, të cilat asokohe kishin bërë grabitje, djegie e vrasje në mesin e fiseve ilire-arbërore.

Ndonëse të gjitha luftërat i kishin pasur të pabarabarta, megjithatë, ata të gjitha luftërat i kishin fituar. Por, siç thotë legjenda, me t`u zbuluar pushka, Muji e Halili i kishin thënë njëri-tjetrit: “Vëlla tani ka dalë një armë e re që edhe neve na vret, prandaj po futemi në shpellën e Udbinës dhe s`po  dalim më!”.  Që asokohe për trimëritë  e Mujit dhe të Halilit tregohen legjenda e këndohen këngë epike në mesin e shqiptarëve dhe të boshnjakëve.

Interpretimi

  • Legjenda flet për heroizmin e dy vëllezërve të cilët luftojnë suksesshëm me armiq të shumtë.
  • Ajo flet se edhe dy vëllezër mund të korrin fitore të mëdha nëse janë trima dhe nëse din të luftojnë bashkë.
  • Meqë heronjtë e legjendës kanë emra myslimanësh, kjo tregon se ata kanë jetuar në kohët e sundimit osman në
  • Meqë legjenda thotë se ata kanë vdekur duke u futur në shpellën e Udbinës e cila është Bosnje, kjo tregon se ata kanë qenë nga territori i Bosnjës së
  • Meqë legjenda thotë se ata kanë vdekur me t`u shfaqur pushka për herë të parë në Ballkan, përkatësisht në territoret e Bosnjës së asaj kohe, kjo tregon se ata kanë jetuar diku gjatë gjysmës së parë të shekullit të 17-të kur është zbuluar pushka për herë të parë në Francë.
  • Meqë gjatë sundimit osman në Ballkan janë islamizuar vetëm fiset ilire me qëllim të vënies së një vijë ndarëse midis tyre dhe fiseve agresive sllave, kjo tregon se edhe banorët e Bosnjës së asaj kohe të cilët janë islamizuar, përfshirë këtu edhe heronjtë e legjendës Mujin dhe Halilin, kanë qenë të fiseve
  • Meqë banoret e islamizuar të Bosnjës kanë qenë të fiseve ilire, kjo fletë se edhe eposi i Mujit dhe Halilit fillimisht edhe në Bosnje është kënduar në gjuhën shqipe.
  • Meqë gjatë gjysmës së dytë shekullit të 17-të dhe në fillim të shekullit të 18- të banorët e islamizuar të Bosnjës së asaj kohe kanë filluar ta përvetësojnë sllavishten si gjuhë të tyre, kjo flet se ata edhe eposin e Mujit dhe Halilit kanë filluar ta këndojnë sllavisht, përkatësisht në
  • Kështu edhe tani eposi i Mujit dhe Halilit në mesin e shqiptarëve këndohet në gjuhën shqipe, kurse në mesin e boshnjakëve myslimanë