Lazanje

Llazanje

Përbërësit:

500gr petë lazanje

300gr mish i bluar

1 spec i kuq dhe 1 spec i gjelbërt

2 karrota

1 kungulleshkë

2-3 domate

1 qepë

200 ml salcë domatesh

Kripë, piper i zi dhe erëza

Beshamel sosa:

1 litër qumësht

2 lugë gjelle miell

50gr gjalpë

Kripë dhe piper i zi

 

Mënyra e përgatitjes:

Së pari ngrijmë qepën dhe e vëmë në tigan të skuqet. Më pas ia shtojmë karrotën, specat dhe kunngulleshkat dhe kur të zbuten ia shtojmë mishin e bluar. I hedhim kripën dhe përziejmë mirë. Pastaj ia shtojmë edhe domatet e qëruara dhe ngrira imët dhe në fund i shtojmë salcën e domatesh. I hedhim piper të zi dhe erëza dhe e kemi masën gati.

Në një tigan tjetër, hedhim gjalpin dhe miellin dhe përziejmë vazhdimisht derisa masa të marrë ngjyrë ari. Pasi ta shohim se është bërë gati i shtojmë qumështi duke përzier vazhdimisht që të mos formohenn kokërrza. Në fund ia shtojmë kripën dhe piperin e zi.

Tavën e lyejmë me gjalp dhe në të hedhim 2 lugë nga masa me mish të bluar duke e shpërndarë në tave. Sipër i rendisim petat e lazanjës, sipër i shtojmë sos beshamel dhe mbi sos shtojmë masën me mish të bluar. Pastaj I rendisim petët e lazanjes përsëri. Kështu veprojmë njejtë duke formuar 3 shtresa radhazi. Krejt në fund sipër i shtojmë kackavall të ngrirë dhe e fusim tavën në furrë në temperaturë maksimale.