LAPSH – Konkurs pune

NJOFTIM PËR APLIKIM

për vitin shkollor 2022/2023

 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall NJOFTIM PËR APLIKIM për mësimdhënës-e në pikat shkollore Rebstein, Oberriet, Buchs SG, Sevelen, Trübach, Flums dhe Mels .

 Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  • të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
  • të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji )

Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs.

Ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi_289@hotmail.com Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.

Buchs, 15 Gusht 2022
Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG
Mehmetali Sherifi – kryetar i Kryesisë kantonale