“Lab Oil” gjiganti i furnizimit me karburante

Kompania “Lab-Oil” nisi punën e saj me ide të pastër të ofrimit të produkteve kualitative, fillimisht për tregun e Republikës së Kosovës.

Në zanafillë, në vitin 2009 tregtinë e fillon me shitje të Bitumit. Më pas në tregun e Kosovës e sjellë edhe koks naftën. Ndërsa, me 2011, ndërton kapacitetet deponuese të naftës dhe benzinës. Ajo sot merret me transportimin dhe shitjen e një game të gjerë të produkteve të hidrokarbureve: Naftës, benzinës, bitumit, mazutit dhe petroleum coke (qymyr nafte).

“Lab-Oil” është i vendosur në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në rrethinën e Prishtinës, saktësisht në Preoc të komunës së Graçanicës. Por tani e disa vjet, operon në zona të ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.

“Lab-Oil” përveç shitjes me shumicë që e bënë nga baza qendrore, si dhe transit – shitjeve direkt nga furnizuesi te klienti, ofron edhe shitje me pakicë në pikat moderne të shitjes që ka në disa qytete të Republikës së Kosovës.

Tashmë “Lab-Oil”, është kompani e njohur e me renome shumë serioze, të ndërtuar mbi bazën e punës, përkushtimit, ngritjes profesionale për ofrimin e shërbimeve, por mbi të gjitha ofrimit në treg të produkteve me cilësi të lartë.

Furnizimi me derivate bëhet nga kompanitë me klas botëror siç janë: Helenica, Haifa, ejt. Gjithashtu cilësia e derivateve verifikohet në mënyrë të vazhdueshme nga analizat që bëhen prej kontrolleve laboratorike dhe këto analiza dëshmohen nga certifikimet e lëshuara nga autoritetet e shteteve përkatëse, aty ku dërgohen derivatet.

Operacionet regjionale duke shitur prodhimet e saj, nëpër stacionet e benzinës, depot e karburanteve dhe kanalet industriale, e bëjnë kompaninë “Lab-Oil” të krenohet me të arriturat e saj, pasi për çdo vit arrin të shes më shumë se 100 milionë litra të karburanteve.

Naftë e benzinë

Falë investimeve të bujshme që themeluesit e saj kishin bërë në vitin 2011, kapacitetet fillestare të naftës dhe benzinës, nisen me 1 milion e 325 litra. Viti pasues, shënoi rritje të dukshme dhe me 2012 “Lab-Oil” arrin të qarkullojnë 10 milionë e 771 litra të karburanteve. Serioziteti i shtuar në punë, bëri që nga viti në vit, të kapen shifra të rritura dhe vitin 2013 e mbylli me qarkullim të plotë 33 milionë e 363 litrave të karburanteve.

Dyfish më shumë qarkullim derivatesh bëhen në vitin 2014, kur kompania falë dëshmimit për sigurinë e cilësisë, fiton besimin e bashkëpunëtoreve por edhe rritë numrin e klientëve të ri. Ky vit i rekordeve, përmbyllet me 67 milionë e 613 litra të karburanteve në qarkullim. Por, ecja e sigurt para, nuk ndalon.

Besimi i fituar e gjen kompaninë “Lab-Oil” që brenda vitit 2015 të arrijë tejkalimin e shitjes së mbi 100 milionë litrave të derivateve. Edhe me 2016 thyhen rekordet e shitjes. Por i veçantë për kompaninë është viti 2017, pasi “Lab-Oil” hapëron jashtëzakonisht suksesshëm duke qarkulluar rreth 140 milion litra naftë e benzinë.

Në të gjitha këto vite, rritje pozitive kanë shënuar edhe produktet tjera të kompanisë, bitumi e koksi. Këto të dhëna të kompanisë, tregojnë stabilitetin dhe qëndrueshmërinë që “Lab-Oil” ka krijuar përgjatë përvojës së vet, duke e shndërruar atë në ndërmarrjen lider për tregtimin e produkteve të hidrokarbureve.

Petroleum coke (qymyr nafte) & Bitum

Veç naftës dhe benzinës, “Lab-Oil” sjell në Kosovë edhe ‘Petroleum coke’ (qymyr nafte) nga tregjet më të mëdha botërore, kurse bitum nga rafineria e Fierit, duke i thyer kështu monopolet

tregtare të hidrokarbureve të cilat në Kosovë i kanë pasur për dekada Serbia dhe Maqedonia. Që nga viti 2009 kur ka filluar tregtimin në Prishtinë, “Lab-Oil” fillimisht ka shitur 12,760

tonelata koks nafte, për të vazhduar në vijim me 12,861 tonelata në vitin 2012, pastaj me një rritje të hovshme në vitin vijues 2013 me 22,480 tonelata dhe me 2014, mbi 33,580 tonelata

brenda vitit. Në vitin pasues, me 2015, “Lab-Oil”, i ofron tregut mbi 50,160 milionë tonelata për të vijuar edhe viteve tjera me shitje rritëse, për çfarë mund të përmendet se me 2017 kjo shifër kalon 62,689 tonelata të koks naftës së shitur.

Pra, sipas këtij raporti, del se tregu i koksit të naftës që posedon kompania “Lab-Oil”, për shkak të cilësisë së lartë dhe çmimit konkurrues në treg, është shtuar nga viti në vit. Duke parë këtë trend, kompania “Lab-Oil” nga muaji qershor i vitit 2016 ka hapur fabrikën për bluarjen e koksit, me teknologjinë më të avancuar gjermane, duke prodhuar kualitet shumë të mirë të këtij produkti dhe zëvendësuar në masë shumë të madhe importimin e tij.

“Lab-Oil”, nuk ka ngecur mbrapa as me shitjen e bitumit. Edhe ky produkt ka gëzuar rritje të vazhdueshme dhe deportim të mirë te konsumatori, duke vijuar që të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të nevojave të tregut të vendit.

Partneritetet &Shitje dhe Marketing

Gjatë afarizmit “Lab-Oil” ka krijuar partneritete me prodhues, tregtar, ofrues shërbimesh, pronarë fabrikash dhe biznese tjera nga Ballkani dhe Evropa. Ndër partnerët e shumtë me të cilët

kompania ka krijuar marrëdhënie janë: Prodhuesit dhe transportuesit vendorw dhe ndërkombëtarë të karburanteve; biznese vendore dhe ndërkombëtare; sektori i industrisë; institucione shtetërore; organizata ndërkombëtare; komuna dhe agjenci shtetërore; agjenci ndërkombëtare; organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe ekonomitë familjare.

 Institucione

Kualiteti i produkteve të “Lab-Oil”, është dëshmi shtesë për faktin se numër i madh nga klientët e saj janë edhe institucione shumë të rëndësishme të vendit. Ndër to, me produktet e “Lab-Oil”

vihen ne qarkullim makina të tëra të Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë, Ministrisë Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë Infrastrukturës, Ministrisë së Financave, Administratës Tatimore të

Kosovës etj. Besueshmërinë e fituar me angazhim të sinqertë, kompanisë ia shton edhe fakti se ajo është anëtare edhe e institucioneve dhe mekanizmave vendorw e ndërkombëtar të fushës ku vepron. Ndër to, “Lab-Oil” bashkëpunon me Agjencinë Kosovare për Standardizim, Odën Ekonomike e Kosovës, OPEC (Organization of the Petroleum Exporting Countries) etj.

 Dekorata dhe Mirënjohje

Puna serioze dhe arritja e rezultateve kulmore, kanë bërë që “Lab-Oil”, të marrë mirënjohje e dekorata nga nivelet më të larta të vendit. Për nder të përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së

Kosovës, Presidenti i Republikës, e ka dekoruar me mirënjohje të veçantë kompaninë “LabOlil”, si njërën nga 10 kompanitë më të mëdha taksapaguese në vend.

Mirënjohjen nga Presidenti e ka pranuar pronari i kompanisë, z. Raif Gashi, i cili është ndier i privilegjuar dhe ka falënderuar atë duke thënë se është fakt inkurajues për të gjithë kur u vlerësohet puna e atyre që shtetësinë e Kosovës e ndërtojnë dhe e fuqizojnë për çdo ditë me punë, në heshtje e pa zhurmë. /artikull i sponzorizuar /nga Albanianpost.com

Kontakti
Preoc Graçanicë,
Magjistrala Prishtinë – Shkup

Tel: +383 49  423 – 423,
+383 45  188 – 500,
+383 45  700 – 905,
+383 45  188 – 501

Web: www.laboil-ks.com
Email: info@laboil-ks.com