KURSET E GJUHËS SHQIPE NË STAMBOLL

Koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Turqi z. Kamil BİTİŞ – Qamil BYTYÇI nuk di të ndalet!

Në tre vende të Stambollit filluan kurset e Gjuhës Shqipe

Në këtë javë në Stamboll u hapën kurset e gjuhës shqipe në tri vende të ndryshme të Stambollit dhe në atë:

  • Në Qendrën Kulturore të Kosovës:

Që nga viti 2013 në Qendrën Kulturore të Kosovës jepen kurset e gjuhës shqipe.   Këtu kursin e jepë koordinatori i kësaj qendre z. Kamil BİTİŞ – Qamil BYTYÇI. Në këtë javë kursi filloi me tre grupe, me gjithësej 40 kursantë. Shumica e kursantëve janë me prejardhje shqıpëtare, mirëpo ka edhe me kombësi tjera. Të tre grupet mësimet i ndjekin dy herë në javë nga tri orë.

  • Kursi në shoqatën “Shoqata e të Shpërngulurve të Rumelisë së Pjesës së Anadollit”:

Kjo shoqatë edhe vitin e kaluar ka pasur kurse në gjuhën shqipe. Këtu kursin e jepë znj. Rudina DIKO. Në ditën e parë të hapjes së kursit të gjuhës shqipe në këtë shoqatë morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Diasporës dhe të Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës.

  • Në universitetin publik “Yıldız Teknik Üniversitesi”:

Në këtë universitet publik që tre vite jepen kurset e gjuhës shqipe. Studentët e këtij universiteti dhe të interesuarit  jashtë universitetit marrin pjesë në këto kurse. Kursin e jepë z. Kamil BİTİŞ –  Qamil BYTYÇI vullnetarisht. Gjıthashtu, shumica e studentëve që ndjekin kursin e gjuhës shqipe janë me prejardhje shqıpëtare, mirëpo ka edhe me kombësi tjera. Ky kurs mbahet dy herë në javë nga tri orë.