Kur është momenti më i përshtatshëm dhe i duhur që fëmijëve t’iu japet celulari?

Studentet të degës «Multimedia Production» në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Graubünden kan punuar gjashtë muaj për uebfaqën «allehabeneins.fhgr.ch». Njëri nga këta studentë bashkëpjesëmarrës është edhe studenti Arbër Shala nga Thuni në Kantonin e Bernit.

Nga Arbër Shala, student në drejtimin Multimedia Production në Universitetin Graubünden dhe Bern.

Projekti i kërkimit mësimor “Të gjithë kanë një! – Fëmijët dhe telefoni i parë inteligjent» është botuar në vjeshtë të vitit 2020 nga 27 studentë nën udhëheqjen e Dr. Ulla Autenrieth-it në modulin “Kërkimi i Tregut dhe Mediave”. Ulla Autenrieth është profesoreshë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Graubünden ashtu edhe në Universitetin e Bazelit. Studentët parashtruan pyetjen kur është koha adekuate që prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre një celular. Studentët u organizuan në katër grupe dhe shkëmbyen ide me ekspertët nga fushat e psikologjisë, studime mediatike dhe studime komunikimi dhe hulumtuan zhvillimet më të fundit në shkencë. Të gjitha gjetjet i përmblodhën dhe i botuan në faqen e internetit “allehabeneins.fhgr.ch”. Uebfaqja e sheh veten si një udhëzues për prindërit me fëmijë të moshës së grupit të synuar.

Nuk luan rolë mosha e fëmijëve

Arbër Shala gjithashtu edhe si pjesëmarrës i këtij projektit, mori pjesë në mesin e studentëve ku edhe Arbëri studion në drejtimin “Multimedia Production”. Me grupin e tij ai hulumtoi pikëpamjen e familjeve dhe i riprodhoi ato në faqen e internetit. Sipas Arbërit, ekzistojnë aspekte të ndryshme pse prindërit si baba ose si nëna u japin fëmijëve smartphone-in e tyre: “Kur filluam sondazhet, kishte përgjigje të ndryshme. Për shembull, disa kanë thënë se kështu duan të arrijnë fëmijët e tyre kur nuk janë në shtëpi. Të tjerët na thanë se ata vazhdonin të flisnin me prindërit e tjerë në lidhje me këtë temë dhe, bazuar në përvojën e tyre, krijuan kushte me fëmijët nëse kishin një smartphone. Gjithashtu nuk ka rëndësi kur prindërit i japin fëmijës vetë një smartphone. “Në parim, mosha e fëmijëve nuk ka rëndësi, në fund të fundit varet nga mënyra se si i shoqëroni fëmijët në marrëdhëniet tuaja. Nëse prindërit veprojnë në mënyrë konstruktive dhe flasin hapur dhe transparent me fëmijët e tyre për temën e telefonave inteligjentë, atëherë lind një shkëmbim dhe ndjenja e përgjegjësisë ”, thotë Arbëri.

Projekte të mëtejshme të mundshme

Rezultati i këtij hulumtimi është tani faqja në internet «allehabeneins.fhgr.ch». Ishte një punë intensive, por sipas Arbërit dha rezultat: “Kemi investuar shumë orë dhe kemi bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kishte nevojë për një strukturë të mirë të komunikimit dhe të organizimit tansi projektit “. Kjo ishte projekti i parë i madh në këtë kontekst dhe disa mund të ndiqnin në të ardhmen. “Ishte një përvojë e mirë dhe kush e di, mbase do të ketë një projekt tjetër si ky”, thotë Arbëri.

Të gjitha informatat dhe njohurit qe ju nevoiten lidhur me këtë projekt i gjeni dhe klikoni në këtë faqë të internetit allehabeneins.fhgr.ch