Kundër vjedhjes së pagave edhe vet korona është e pafuqishme

Pandemia shkakton harxhime në lartësi miliardash. Megjithatë, korporatat zvicerane vazhdojnë të zhvatin edhe më tej. Editoriali i Hilmi Gashit në Horizonte Nr.5/2021 i shoqëruar edhe me të dhëna nga studimi i Unia tregon: Sa paturpshëm pasurohen Roche, UBS & Co.

(E huazuar nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe, Horizonte Nr. 5, 2021)

Fitimet privati, borxhet shtetit
Deri me 2030 do të mungojnë 65’000 personel kujdesi. Një numër tmerrësisht i madh kur kemi parasysh se sa thelbësorë është i personelit shëndetësor për shoqërinë. Jo vetëm në kohë pandemie, por veçanërisht edhe gjatë saj. Pasi qysh tani kujdestar*et janë duke punuar në limite. Me pagat e këqija, orar shtresues të punës. Andaj nuk është për tu çuditur se shumë prej tyre nga frustrimi, zhgënjim dhe drenazhimi hedhin peshqirin dhe i kthejnë shpinën profesionit të kujdestarisë. Dhe ç’ ka bënë politika BORGJEZE dhe propaganduesit e përjetshëm të “tregut që rregullon gjithçka”. Mundësisht të mos ndërmerret asgjë. Kushtet e punës janë ekskluzivisht çështje e punëmarrësve dhe punëdhënësve dhe shteti duhet të mos përzihet. Mirëpo, kur kantonet tek kjo çështje kaq e rëndësishme nuk mund të siguroj kualitet të kujdesit, atëherë vuan përkujdesja e përgjithshme. Të pasurit mund ta blejnë shëndetin, ne të gjithë jemi të varur nga shërbimet e mira. Andaj me 18 nëntor të votojmë me PO nismën e kujdesit.

Po, ata – zhvatësit i kanë punët mirë. Ata edhe gjatë vitit të koronës kanë arkëtuar dhe janë pasuruar paturpshëm. Fale edhe ndihmës shtetërore. Gjatë pandemisë përmes punës me kohë të shkurtuar kanë mbajtur ulur koston. Me fitimet kanë shpërndarë bonuse dhe dividendë të majme. Migros-i përfitoi nga shteti 71 miliona. Në të njëjtin vit e katërfishoi fitimin. Një pasqyrë të ngjashme kemi tek të 14 korporatat e Zvicrës.

Bilanci i pikëlluar i studimit të ri të Unia: Menaxherët dhe aksionarët arkëtojnë, përderisa punëmarrësit në punë me orar të shkurtuar duhet të heqin dorë nga pjesë të pagave të tyre edhe ashtu të dobëta.

Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në sindikatën Unia

Kthjellim: Në korporatat e mëdha zvicerane menaxherët dhe pronarët zhvatin më tej, thuaja se nuk kishim fare koronavirusin me dëme në lartësi miliardash. Këtë Unia ka mundur ta dëshmoi me qartësinë e qelqit në studimin e saj të ri mbi diferencën e pagave nga ekonomistja Noémie Zurlinder. Bile korona e ka ashpërsuar pabarazinë mes kapitalit dhe punës. Më poshtë gjeni shifrat më të rëndësishme:

  • Me 2020 aksionaret e aksionarët në ndërmarrjet e analizuara kanë arkëtuar gjithsejtë 60,6 miliarda franga, njëjtë shumë si në vitin paraprak. Paratë vijnë nga dividendët dhe riblerja e aksioneve. Tek dividendët shkuan deri edhe 5% më shumë para tek pronarët se sa vitin paraprak.
  • Hendeku i thellë mes pagave më të larta dhe atyre me të ulëta nuk është zvogëluar në thelb. Kalëruesi i parë i vjedhjes së pagave në etazhin e qilimave rishtas është korporata farmaciste Roche e Bazelit me në krye CEO Severin Schwan. Ai ka zënë vendin e parë me pagën më të lartë vjetore në Zvicër me 14,6 milionë franga. Këto bëjnë më shumë se sa 1 milion franga në muaj.
  • Vetëm 32 % e vlerës së shtuar shkuan për punonjësit, ndërsa 68 % shkuan për menaxherët dhe aksionarët.

Përfitimi nga ndihma shtetërore
Në mënyrë skandaloze shumë nga kompanitë e ekzaminuara kanë marrë kompensim gjatë pandemisë për punë me kohë të shkurtuar, pra ndihmë shtetërore për paga. Kjo u ka mundësuare atyre, të mbajnë fitimet e larta e bile edhe ti rrisin ato. Kështu Migros-i vitin e kaluar ka marrë 71 milionë franga si kompensim për punë me kohë të shkurtuar, duke rriti fitimin në të njëjtën kohë për katër herë. Gjithsejtë 14 korporata në vitin 2020 shkaku i pandemisë kanë përfituar nga ndihma shtetërore – ndërsa pa asnjë mëdyshje u kanë shpërndarë miliona të tërë dividendëve.

Ashpërsimi i pabarazive
Bilanci pikëllues i studimit të ri të Unia: Kriza e koronës ka ashpërsuar pabarazitë ekzistuese. Menaxherët e mëdhenj dhe aksionarët arkëtuan edhe më tej, ndërsa punëmarrësit në punë me kohë të shkurtuar është dashur të heqin dorë nga pagat e tyre edhe ashtu të dobëta.

Ralph Hug, gazeta work 2 korrik 2021 (e shkurtuar për Horizonte Nr. 5, 2021)