Në Rrafshin e Dukagjinit bëra dy turne për të vizituar kullat e atjeshme dhe sado pak për të mësuar për gjendjen e tyre të pas luftës, pasi shumë ishin dëmtuar nga bombardimet serbe. Nga vizita në Srellc e Drenoc të Deçanit dhe në fshatin Junik, bien në sy kullat dy-trekatëshe të ndërtuara prej gurit, disa nga të cilat ruajnë edhe shtroja e orendi me vlerë etnografie.
Ndërsa në Junik disa nga kullat janë restauruar, siç ajo e “Ramë Zeqirit”, që vizitorëve u ofron ushqim tradicional dhe dhoma për fjetje. Me miq kalova një mbrëmë të këndshme në këtë ambient, ku pronari, Rexhep Krasniqi, na tha se kulla daton nga viti 1860 dhe se më së shumti ka vizitorë vikendeve, ndërsa që ndërkombëtarët, preferojnë ushqimin tradicional dhe ndonjë ditë qëndrimi në dhomat e kullës. Më solli edhe një çifteli që gjatë luftës i binte hero Agim Ramadani.
Gjatë vizitës kullave të Drenocit, pas shumë vitesh takova kolegun nga “Rilindja”, Curr Mazrekaj, korrespodentin shumëvjeçar nga Deçani dhe njërin nga luftëtarët e shquar, Bedri Kukalaj, që i mbijetoi ekzekutimit serbë në burgun e Dubravës.
Një takim letrar me LKSHM-në kemi mbajtur edhe në odën, gjegjësisht më kullën e njohur të Brahim Hoxhës, në Junik, ku nikoqiri Naser Hoxha na priti me shumë përzemërsi e bujari.
- Drenoci, fshat kullash prej guri
- Me Curr Mazrekaj e Bedri Kokalajn
- Një odë kullash në Drenoc
- Kulla e Osdautajve Srellc, muze etnografik
- Kullë e vjetër në Srellc, pret restaurimin
- Pamje e brendshme e konakut të Ramë Zeqirit, Junik
- Çiftelia që i binte hero Agim Ramadani
- Oda apo Kulla e Brahim Hoxhës Junik