Kthimi nga Kosova në Zvicër

( Ose: Kujt i kërkohet rezultati negativ i testit PCR ?!)

Shumë prindër që po përgatiten të kthehen nga Kosova në Zvicër pyesin se a duhet që edhe fëmijët e tyre të prezantojnë rezultatin e testit negativ.

Rezultati i testit PCR negativ duhet të paraqitet në dy situata:

Nëse vini në Zvicër me aeroplan: Ju duhet të jeni në gjendje të paraqisni një rezultat negativ PCR gjatë hipjes, përndryshe nuk do të lejoheni të hipni në aeroplan. Rezultati i testit nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Nëse keni qëndruar në një vend me rrezik të lartë infeksioni gjatë dhjetë ditëve para hyrjes në Zvicër. Në këtë rast, gjithmonë duhet të paraqisni një rezultat negativ edhe nëse mbërrini për shembull me autobus, tren ose makinë.

Përjashtimet: fëmijët nën 12 vjeç nuk duhet të kenë rezultat negativ të testit, ata janë të përjashtuar nga testi i detyrueshëm.

Mos harroni: fëmijët duhet t’i regjistroni në po të njejtin formular që plotësohet nga prindërit ose të rriturit e tjerë që shoqërojnë ata.

MLH