Kryeministri i Kosovës vizitë zyrtare në Francë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të qëndrojë gjatë ditës në një vizitë zyrtare në Paris, ku do të takohet me ministrin e brendshëm francez Cristophe Castaner si dhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik.

Koordinimi dhe avancimi i agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian si dhe rrtija e partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, do të jenë top temat që do të diskutohen gjatë kësaj vizite.

“Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët.

Në këtë takim zyrtar, kryeminsitri Haradinaj po shoqërohet edhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.