Kryeminisri Maqedon, Mickoski, punon për sllavizim- serbizimin s viseve Shqiptare në Maqedoni
Shkruan Xhevat Hasani, me 24 korrik 2025
Me 22 korrik 2025 me rastin e manifestimit të ndërtimit të një shkolle, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tregoi para të prani-shmëve, se Tetovës i kshte ardhur nga një firmë e Serbisë një donacion prej 800 mijë eurove. Por kur të pranishmit e pyeten Bilall Kasamin, se për realizimin e cilit projekt i kishte dhënë firma serbe ato para, ndodhi maskarada: Ende pa e hapur gojen Bilall Kasami për të treguar se për realizimin e cilit projekt i kishte dhënë firma serbe ato para, krtyemisnistri maqedon, Mickoski, e shtyri kafshërisht anash Billall Kasamin, duke dalur vet para mikrofonit.
Shtrohet pyetja: pse Mickoski nuk e la Bilall Kasamin që të tregoj se, për realizimin e cilit projekt ia kishte dhënë firma serbe atë donacion komunës së Tetovës?!
Por, siç mirret vesh nga burime të ndryshme firma serbe ia kishte dhënë atë dinancion komunës së Tetovës, për ndërtimin e një Kishe Ortodokse Serbe në Tetovë ose në ndonjë vend rreth Tetovës, kuptohet me qëllim të sllavizim- serbizimit të viseve të shqiptarëve në Maqedoni.
Mickoski duke dashur që Kisha Ortodokse Serbe të ndërtohet në Tetovë apo në rrethinën e Tetovës, sa më tinzisht e me sa më pak zhurmë, ia pret fjalën Bilall Kasamit dhe e shtyn anash si të ishte një fëmijë!
Besoj e shpresoj se shqiptarët ndërtimin e një kishe serbe ortodokse, prapaskenë fund e krye politike në Tetovë apo në rrethinën e saj, nuk do ta lejojnë qoftë edhe koston jetës, sepse nuk ka pse të ndërtohet një kishë ortodokse srebe aty ku nuk ka serbë.
BDI-ja dhe partitë tjera në opozitë do të duhej që për këtë provokim të rëndë serbo-maqedon, nëpërmjet të përpjekjeve për ndërtimin e një kishe serbo-ortodokse aty ku nuk ka serbë, t`i njoftojnë zyrtarisht amabasadat e vendeve të quantit në Shkup dhe Bahkimin Evropian në Bruksel.
Por ky nuk ësht as provokimi i parë dhe as i fundit që Maqedonia e Mickoskit, ushtron ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, me kthetrat e Serbisë!:
- Në verën e vitit 2024 qeveria e Mickoskit solli në qytetin e Ohritë policë serbë, gjoja për ruajtjen e rëndit, por në fakt për t`i kërcënuar shqiptarët se, Maqedonia në alencë me Serbinë, në çdo kohë do t`i gjenocidizonte ata pa asnjë mëshirë.
- Vizita e presidentit të Republika Serpska, Mirolad Dodikut, para disa vitesh në Shkup, ku u prit nga Zëvëdës-kryeministri i Maqedonsë, shovinisti serb me damkë, Ivan Stoliloviqi, po ashtu ka paraqitur një provokim të rëndë jo vetëm ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por edhe ndaj shqiptarëve në Kosovë e më gjërë.
Provokimet e radhës shumë shpejtë do të vijnë!


















