Kriza e koronës dhe asistenca sociale në Zvicër

Nga Hilmi Gashi

Rreziqet për sigurinë e qëndrimit të huajve

Me rastin e krizës së koronës shumë punëmarrës humbnin të ardhurat e tyre deri diku të sigurta. Shumë të huaja dhe të huaj punojnë në sektorët dhe degët me paga të ulëta. Për të mbyllur zbrazëtitë buxhetore, ata janë të detyruar të marrin ndihmë sociale. Kjo bien rrezik për sigurinë e lejes së qëndrimit.

Nëse punëmarrësit shkaku i punës me kohë të shkurtuar, apo papunësisë marrin vetëm 80% të të ardhurave të tyre të deritashme, atëherë atyre ju duhet – si zgjidhje e fundit – të mbyllin zbrazësitë buxhetore me ndihmë sociale. Kryetari i konferencës së asistencës sociale llogarit me dhjetëra-mijëra marrës të ri të asistencës sociale. Këto janë shenja të për atë, se rrjeti i sigurisë së ndërtuar nga Qeveria Federale me 20 mars është i pamjaftueshëm. Punëmarrësit në kushte të vështira e të pasigurta të punës bien në rrjet: për shumë migrante e migrant, para së gjithash për të tillë me status të pasigurte qëndrimi, kjo domethënë siguri të pandërprerë dhe rrezik për humbjen e të drejtave të qëndrimit.

Gjendja e pasigurisë permanente
Shumë nga anëtarët tanë kanë frikë se do të humbin lejen e tyre vjetore apo të përhershme të qëndrimit, nëse shkaku i krizës së koronës dhe të ardhurave të pamjaftueshme duhet të marrin ndihmë sociale. Ligji për të huajt parasheh mundësinë e heqjes së lejes së qëndrimit apo degradimin e lejes së përhershme, nëse të huajt nuk përmbushin kriteret e integrimit sipas Nenit 58a të AIG/LEI (ligjit për të huaj dhe për integrim): Si kriteri më i ashpër numëron marrja e ndihmës sociale. Kjo vlen si për qytetarët e të ashtuquajturave shtete të treta, ashtu edhe për ata të BE-së dhe EFTA-s. Humbja mund të ndodh drejtpërdrejt dhe nuk është e thënë të ndodh përmes degradimit. Kjo domethënë, nëse dikush nuk mund të dëshmojë “Vullnetin për pjesëmarrje në jetën ekonomike” dhe merr ndihmë sociale duhet të llogarisë që duhet ta lëshojë Zvicrën. Pasi kjo mund të vlerësohet si gatishmëri i pamjaftueshme integrimi dhe të dënohet me degradim apo heqje të së drejtës së qëndrimit.

Heqja e lejes së përhershëm të qëndrimit C është e mundur edhe pas më se 15 viteve qëndrimi: Pas humbjes së lejes vjetore B të qëndrimit, personi i prekur duhet të lëshojë Zvicrën.

Marrja e ndihmës sociale pengon pozitën më të mirë
Personat e pranuar përkohësisht me leje F në rrethana të caktuara të konvertojë lejen F në leje vjetore të qëndrimit B. Kjo gjithashtu është e ndërlidhur me kriteret integruese. Nëse dikush merr ndihmë sociale, kjo do të vlerësohet si mungesë integrimi dhe kështu të refuzohet konvertimin. E njëjta vlen edhe për natyralizimin. Kush merr, apo ka marrë ndihmë sociale, nuk mund – varësisht nga Kantoni 3-10 vjet – të aplikojë për shtetësi. Kush vetëm se ka aplikuar, nuk do të natyralizohet.

Sekretariati për migracion duhet të veprojë
Sekretariati për migracion (SEM) është i vetëdijshëm për këtë problematikë. SEM u kërkon kantoneve të “tregojnë vullnet të mirë” kur bëhet fjalë për ndihmë sociale. Kjo nuk mjafton. Nevojitet një urdhëresë e qartë dhe detyrueshme për kantonet dhe komunat. Unia kërkon nga SEM, që rastet e marrjes së ndihmës sociale gjatë periudhës së krizës së koronës nga autoritetet nuk guxon të interpretohet si mungesë integrimi. Kërkohet një moratorium prej 1 viti për të zbatuar kriteret e integrimit sipas AIG/LEI Neni 58a si dhe mos pengim apo disfavorizim me rastin e ndarjes së lejeve shkaku i krizës së koronës.

Marrë nga shtojca “Horizonte” Nr. 3/2020 të sindikatës Unia në gjuhën shqipe