Kritika ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit

Qytetarët e kryeqytetit të Kosovës, nuk janë të kënaqur me performancën e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Të kënaqur nuk janë as opozita dhe as shoqëria civile, të cilët e kanë vlerësuar si zhgënjyese dhe dështuese qeverisjen e tij në realizimin e projekteve kapitale.

Në një sondazh që është bërë së fundi, i cili edhe është publikuar, është bërë e ditur se për këto dy vite të qeverisjes së tij nuk ka ndryshuar asgjë. Ndryshimi i vetëm është se kryeqyteti i Kosovës ka mbetur pa kryetar.

Opozita ka drejtuar akuza konkrete ndaj Ahmetit duke u ndërlidhur edhe me raportin e auditorit, i cili ka bërë të ditur keqmenaxhimet sidomos në fushën e investimeve kapitale.

Të zëshëm ndaj kësaj kanë qenë edhe shoqëria civile, të cilët kanë thënë se Prishtina nuk po ndryshon asgjë, pasiqë paratë e ndara për investime kapitale nuk po investohen askund.

Ndërsa, të kundërtën e kanë thënë zyrtarët komunal duke thënë se puna nuk është ndalur asnjëherë dhe investimet kanë vazhduar. Por, pavarësisht asaj që ata kanë thënë, në Prishtinë këto dy vitet e fundit nuk është parë të ketë ndryshuar ndonjë gjë, pos që kryetari ka qenë i angazhuar edhe me tema të tjera, të cilat sipas shoqërisë civile kanë bërë që ai të mos jetë efikas dhe i përkushtuar në qverisjen e Prishtinë.