Krahas shtimit të studentëve shqiptarë në HSG, po shtohet edhe aktiviteti i tyre

Tashmë në kuadër të Universitetit të St. Galenit (HSG), vepron në mënyrë mjaft aktive Lidhja e Studentëve Shqiptarë, që drejtohet prej Faton Musliit, e që numëron 37 anëtarë, nga 50- 60 studentë shqiptarë sa i ndjekin studimet në këtë universitet me reputacion botërorë, ku tashmë ka edhe një ligjëruese shqiptare

Rexhep Rifati

Në punën time prej një kroniku të zakonshëm, në shtetin helvetik, asgjë nuk më gëzon dhe le përshtypje,  sa arritjet e brezit të ri shqiptar në fushën e studimeve në shkollimin e lartë dhe atë universitar. Në mbrëmjen e 28 shkurtit 2014 përjetova po ashtu një kënaqësi të veçantë, kur në një mbledhje të Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e St. Gallenit (HSG) , mësova se aktualisht në këtë universitet tashmë kë 50- 60 studentë shqiptarë , ndërsa që vetëm në radhët e shoqatës janë të regjistruar 37 anëtarë (prej tyre 8 femra),  nga të cilët 15 merrnin  pjesë në mbledhje.

Para se të fillonte me rendin e ditës ky tubim studentor, u prezantuan studentët e pranishëm , meqë rast doli në pah se ata studionin fusha të ndryshme të shkencës, e gjithashtu se ishin me prejardhje nga të gjitha viset shqiptare: Kosova, Maqedonia, Shqipëria,  Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Mësuam gjithashtu se shumica e këtyre studentëve studionin ekonominë, pasi që edhe ky fakultet shquhet jo vetëm në nivel evropian por edhe botërorë sa i përket përgatitjes së ekspertëve eminent për ekonomi. Gëzon fakti se në këtë fakultet tashmë ka edhe asistent, por edhe një ligjëruese shqiptare, doktoroja e shkencës në fushën e ekonomisë, Shqiponja Isufi.

Në mbledhjen e 28 shkurtit, që e drejtoi, Faton Muslii, që qysh në moshën 4- vjeçare ka migruar me familje nga Kumanova. Edhe studentët tjerë kanë ardhur si fëmijë në Zvicër, por ka edhe të atillë që edhe kanë lind këtu. Në mbledhjen e përmendur u bisedua për aktivitetet e deritashme të shoqatës,  si dhe për detyrat e ardhshme, e që kanë të bëjnë me organizimin më të mirë të punës së kësaj shoqate studentore shqiptare. Me këtë rast po ashtu mbizotëroi serioziteti me të cilin u përvishen detyrave këtë studentë, pos në studime edhe në aktivitete të lira përmes vetë shoqatës, e cila është themeluar së voni, por që ka filluare një aktivitet mjaft intensiv.

Kryetari i shoqatës na e ofroj edhe një listë të studentëve, nga të cilët mjaft nga ta tashmë janë në vitet e fundit të studimeve: Andi Dyla  nga Peja, Arbana Nuhiji nga Kumanova, Argona Kajtazi nga Prishtina, Arlinda Abduli nga Tetova, Besfort Abazi  nga Prishtina, Besnik Omuri nga Ferizaj, Beteja Magjuni nga Gjakova, Betim Bunjaku nga Gjilani, Boletin Asani nga Letovica, David Prenka nga Gjakova, Diturije Kryeziu nga Gjilani, Faton Muslii nga Kumanova, Fitim Dibrani nga Podujeva ,Flamur Shala nga Peja, Gentiana Imeri nga Kumanova, Haxhere Haliti nga Prizreni, Janina Abrashi nga Gjakova, Jetmir Saliu nga Tetova, Kimete Sheridi nga Tetova, Kreshnik Selami nga Tetova, Labinot Demaj nga Gjilani , Leonard Berisha nga Klina , Loren Sinaj nga Vlora , Lutfi Sadiku nga Presheva , Nol Palushaj nga Klina , Patrik Gjokaj nga Klina , Pjetër Baftiaj nga Prizreni , Rilindje Misini nga Kumanova , Valdrin Osmani nga Gjilani , Valon Omura nga Ferizaj , Vlera Spahija nga Peja dhe Xhengis Ramadani nga Tetova.

Të shpresojmë se ky numër nga vit do të shtohet edhe më tepër, aq më parë që tash disa nga nxënësit shqiptarë në shkolla të mesme dhe në gjimnazet zvicerane është në rritje.

( Fotot janë realizuar gjatë mbrëmjes së kryesisë në përbërje të gjerë të Lidhjes së studentëve shqiptarë të HSG, mbajtur më 28 shkurtit 2014)