Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen me Bullgarinë. Kjo ndeshje që dhuroi shumë emocion për shikuesit, pas aksioneve të shumta që djemtë e Kosovës bënë, u shikua në masë të madhe nga shqiptarët kudo.
Një ndeshje me shumë emocione, shumë gola dhe me 3 pikë. Këtë na e sollën sot Dardanët.
Ndeshja në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, u zhvillua sot në Sofia, dhe u nisë me favore për djelmoshat tanë, të cilët qysh në fillim krijuan disa raste.
Dominimi i fillimit u konkretizua me gol në minutën e 14-të, kur një aksion i ndërtuar mirë nga e djathta soli gëzim.
Edon Zhegrova pason te Mërgim Vojvoda i cili harkon bukur në zonë, e topi pas një devijimi të mbrojtjes bullgare vjen te Rashica, i cili bukur gjuan dhe shënon për 1-0.
Goli iu dedikua Arbër Zenelit që u lëndua në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Pas tij, provoi Besar Halimi që gjuan bukur mbi portë në minutën e njëzetë.
Bullgarët provuan dy herë, por që as ata nuk ishin të suksesshëm.
Pas rasteve të Bullgarisë, ishte Kosova që e mori lojën në duar dhe rrezikoi me Bersant Celinën.
Kur pritej të mbyllej pjesa e parë pas një gabimi të lojtarëve tanë, më së miri u gjend Ivelin Popov që barazoi rezultatin në minutën e 43-të.
Bersat Celinën dhe Vedat Muriqin provuan, por fati nuk ishte me ta në fund të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë Kosova pësoi golin e dytë.
Një këndore për Bullgarinë, në minutën e 55-të, ku Kristian Dimitrov, gjuan bukur me kokë për 2-1.
Kosova nuk u dorëzua.
Kosova ka arritur të shënojë gol të bukur me Vedat Muriqin që ka barazuar në 2-2 në minutën e 64-të.
Pas kësaj fitoreje, Kosova ka pesë pikë dhe është në vendin e tretë të renditjes tabelore të grupit A, ku në pozitën e parë është Anglia me gjashtë pikë, po aq sa edhe Republika e Çekisë. /Telegrafi/