Korpa me vanilje dhe vishnje

Korpat me vanilje dhe vishnje

Përbërësit:

Brum i fletëzuar

1l qumësht

250ml ajkë e ëmbël

7 lugë niseshte

7 lugë sheqer

1 sheqer vanilje

Mënyra e përgatitjes:

Brumin e fletëzuar e prejmë në rrumbullake të cilët i vendosim në tepsi të muffins dhe i pjekim në 200gradë për 30min. Para se ti fusim në furrë i shpojmë fundin me pirun, mirëpo edhe nëse ndodhë të fryhet pjesa e poshtme krejt në fund, me filxhan të cajit e shtypim masën teposhtë, duke krijuar nje fole. I lëmë të ftohen komplet dhe i shtojmë krem vanilje dhe sos të vishnjes.

Kremi:1l qumësht, 250ml ajkë e ëmbël, 7 lugë niseshte, 7lugë sheqer dhe 1 sheqer vanilje. Sosi i vishnjeve: 300gr vishnje të ngrira i qesim në një enë për të vluar dhe i hedhim sheqer. Në një gotë shtojme 2 luge niseshte të cilën e tretim me ujë të ftohtë dhe ia shtojmë masës duke përzier vazhdimisht. Kur të fitojmë një masë homogjene e hedhim sipër kremit të bardhë dhe e dekorojmë sipas dëshirës.