Koronavirusi dhe puna me pagë në orë ose me thirrje

Puna me pagë në orë ose në bazë të thirrjeve në Zvicër: Çka duhet pasur parasysh?

Prej shpërthimit të krizës së koronës janë shpeshtuar thirrjet dhe pyetjet telefonike e me email në regjionet e Unia-s. Mbrojtja e shëndetit në vendin e punës, mbyllja e ndërmarrjeve, puna me kohë të shkurtuar, vazhdimi i marrjes së pagës, kërkesat që ndërlidhen me përkujdesjen e fëmijëve, etj. Kanë preokupuar të punësuarit. Shumë punëmarrës janë në një gjendje të vështirë, veçanërisht ata, të cilët punojnë me pagë në orë apo me thirrje sipas nevojës. Mirëpo edhe nëse dikush punon me pagë në orë, ose në bazë të thirrjeve posedon të drejta. Në vijim disa nga pyetjet dhe përgjigjet më të rëndësishme në lidhje më këtë nga ueb faqja e Unia: www.unia.ch/coronavirus.

Unë jam i punësuar me pagë në orë. A kam të drejtë në pagë edhe nëse nuk kam mandat pune?

Në parim po, punëdhënësi ju ka borxh pagën, edhe nëse nuk kërkon punën tuaj, pavarësisht nëse jeni i punësuar në baza të përhershme ose në pagë me orë. Kushti i vetëm është që ju të keni fiksuar orarin e punës me kontratë dhe që të mos punoni për orë të tëra sipas tekave dhe në diskrecionin e shefit. Një kontratë gjithashtu mund të lidhet me gojë dhe madje në heshtje me sjellje të përshtatshme.

Kam punuar sipas porosisë, në mënyrë të parregullt, me njoftim të shkurtër. Çfarë marr unë?

Nëse keni punuar shumë në mënyrë të parregullt dhe nëse ju dhe shefi juaj keni qenë plotësisht të lirë të vendosni nëse doni të kryeni një detyrë apo jo – atëherë, nëse puna juaj nuk kërkohet më, nuk do të keni të drejtë në pagë.

Nëse, nga ana tjetër, keni qenë në një ngarkesë relativisht të vazhdueshme pune për një kohë të gjatë dhe nuk keni më punë të caktuar, ju keni të drejtë në pagë. Ngase ju keni besuar se do të mund të vazhdoni të punoni edhe më tej në këtë mënyrë. Punëdhënësi duhet t’ju njoftojë për shkarkimin nëse donë t’i jap fund pretendimit tuaj për pagë – por ju do të vazhdoni të keni të drejtë në pagë edhe gjatë afatit të shkarkimit.

Nëse punëdhënësi juaj në mënyrë të njëanshme mund të përcaktojë se kur ju do të punoni, ju keni të drejtë në pagën mesatare edhe nëse punëdhënësi papritmas ndalet për t’ju thirrur në punë. Ju gjithashtu keni të drejtë në pagën e deritashme mesatare edhe gjatë afatit të shkarkimit. Paga mesatare është paga e 12 muajve të fundit, eventualisht një kohëzgjatje më e shkurtër nëse marrëdhënia e punës ka zgjatur më pak.

Kam punuar në bazë të thirrjeve nga punëdhënësi, nuk kam më thirrje për punë, jam i shqetësuar për pagën. Çfarë të bëjë?

Nëse ju si punëtor nuk keni më asnjë thirrje nga shefi juaj për të punuar, ne sugjerojmë procedurën e mëposhtme: Së pari, njoftoni shefin tuaj që ai është i detyruar të vazhdojë të paguajë pagat nëse plotësohen kushtet për këtë (shih më lart). Përveç kësaj, ofroni shefit tuaj punën tuaj të mëtejshme, mundësisht me shkrim. Nën titullin «Pa rroga? Angazhime pune të pamjaftueshme? » Unia ka vu në dispozicion shembuj mostra për raste të tilla: rebrand.ly/musterbriefe. Pastaj informoni punëdhënësin tuaj se ai gjithashtu mund të kërkojnë punë me kohë të shkurtuar nëse ju plotësohen kushtet (shiko më lart). Nëse shefi nuk pranon të lajmërohet për punë me kohë të shkurtuar, lajmërohuni për përfitime të papunësisë në Entin Rajonal të Punësimit (RAV/OPR).

KËSHILLA NË PESË GJUHË NGA SINDIKATA UNIA: Informacione të mëtejme aktuale mbi shumë tema si fjala bie mbrojtja e shëndetit në vendin e punës, mbyllja e ndërmarrjeve, puna me kohë të shkurtuar, vazhdimi i marrjes së pagës, kërkesat që ndërlidhen me përkujdesjen e fëmijëve, etj., mund ti gjeni në pesë gjuhë në www.unia.ch/coronavirus. Me pyetjet tuaja personale drejtohuni tek regjioni juaj i Unia-s. Numrin e telefonit e gjeni tek ueb faqja e njëjtë. Nëse ende nuk jeni anëtar: vegën për lajmërim-online e gjeni gjithashtu në po këtë ueb faqe. Sa më shumë anëtarë që numëron Unia, aq më shumë mund të arrija ajo për punëmarrëset dhe punëmarrësit.

Lajmërohuni në çdo rast te Enti Regjional për Punësim (RAV/ORP)
Edhe nëse nuk ju kanë shkarkuar nga puna, në bazë të rrethanave keni të drejtë në përfitim të kompensimit të papunësisë. Kjo mund të ndodh shembulli bie me plotësimin e disa parakushteve, nëse punoni në bazë të thirrjes deh nuk ju kanë ftuar për të punuar. Për të pasur mundësi arka e papunësisë të sqarojë të drejtën e juaj përfituese, duhet të paraqitet një lajmërim. Pra, vlen “pa lajmërim s’ka përfitim”. Andaj edhe në rast mëdyshjeje, ka kuptim të lajmëroheni në RAV/ORP. Çka është e vërteta arkat e papunësisë dhe entet për ndërmjetësimin e punës (RAV/ORP) janë të mbyllura, megjithatë ju lajmërimin tuaj mund ta dërgoni përmes postës apo emalit. Me rastin e lajmërimit tek RAV/ORP ju mund të përzgjidhni edhe arkën e juaj të papunësisë. Pastaj ju nga RAV/ORP do të merrni formularë të ndryshëm, të cilët duhet ti plotësoni vet ju, ose ti plotësojë punëdhënësi juaj. Më pas arka e papunësisë do të kontrollojë se a do të keni të drejtë përfitimi të parave të papunësisë. Për të shkuar kjo më shpejtë, dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të plota. Arka e papunësisë nga ju ka nevojë:

  1. Kërkesën e juaj krejtësisht të plotësuar deh të nënshkruar nga ju për kompensim të papunësisë.
  2. Formularin zyrtar të lajmërimit në duplikat.
  3. Vërtetimin e punëdhënësit për tri vitet e fundit, të nënshkruar nga secili punëdhënës (nga 1 formular për punëdhënës), një kopje të kontratës së punës të punëdhënësit të fundit, kopjet e të gjitha llogarive të mundshme të pagave, kopjen e shkarkimit nga vendi i fundit i punës.
  4. Formularin e plotësuar dhe nënshkruar nga ju “Detyrimi mbajtës karshi fëmijëve”.
  5. Vërtetimi i lajmërimit nga komuna e vendbanimit (Dëshminë e marrjes së dërgesave).
  6. Kopjen e kartës suaj bankare apo postare.
  7. Formularin tërësisht të plotësuar dhe nënshkruar nga ju “ Të dhënat e personit të siguruar”. Ky formuar ju do ta merrni përmes postës rreth datës 25 të çdo muaji. Keni parasysh ju lutem, se pa këtë formular nuk mund të bëhet pagesa.

 Huazuar nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 3/2020