Kontrabasisti kosovar në orkestrën e Berlinit

Sukseset e artistëve kosovarë nuk kanë të ndalur. Arti dhe kultura cdo herë e më shumë po luajnë rolin e ambasadorit më të mirë të vendit tonë, ku po përcojnë nëpër botë mesazhin e një populli arttdashës, që nëpërmjet talenteve të tyre, po sjellin në pah talented e ndryshme nga fusha të ndryshme.

Një tjetër shembull I mirë në këtë drejtim, është edhe konntrabasisti Shkodran Osmanaj, I cili do të jetë pjesë e orkestrës kamertale të Operës së Berlinit, pas audicioneve që ai arriti ti kalojë me sukses. Osmanaj do të performojë për dy produksione të cilat në shqip njihen si: “Flauti Magjik (Die Zauberflote)” dhe “Dasma e Figaros (Le nozze di Figaro)”. Këto dy produksione do të shfaqen gjatëë muajve qershor dhe korrik në Berlin, ndërsa gjatë kësaj kohe deri në këta muaj, Osmanaj do të ketë rastin tëë bashkëpunojë më profesionistë të fushës, të bashkëpunojë më instrumentist nga orkestrat e mirënjohura të Berlinit, masterklasa për muzikë kamertale etj.

Shkodran Osmanaj, ndryshe ka qenë edhe pjesë e Filharmonisë së Kosovës, ku edhe I mori hapat e parë.