Shkolla Shqipe – Zvicër
KONKURSI I DITURISË ZVICËR 2022
A ka gjë më të bukur? – Kur i sheh këta fëmijë të cilët edhe pse kanë lindur dhe rriten larg atdheut, me përkushtim mësojnë gjuhën amtare – gjuhën shqipe. Shqipja e tyre jep shpresë se “Gjuha e Arbërit rron”. Prandaj për t`i motivuar edhe më tepër këta nxënës të mrekullueshëm, “Shkolla shqipe në Zvicër”, organizon Konkursin e diturisë “Shkolla Shqipe – Zvicër 2022”.
Konkursi do të filloj së pari me garat nëpër pikat shkollore, pastaj në garat kantonale dhe në fund do të kemi finalen e madhe me datën 19 Qershor 2022, në ora 14:00, në sallën e shkollës në Fehraltorf.
Adresa:
Schulhausstrasse 5,
8320 Fehraltorf
Finalja e madhe do të shoqërohet edhe me disa recitime, këngë e ndonjë valle si dhe fituesit do të garojnë për shpërblimin e tyre:
Shpërblimi i parë………. Fr. 600.00
Shpërblimi i dytë ……… Fr. 400.00
Shpërblimi i tretë ……….Fr. 200.00
“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Zyrih, Qershor 2021
Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar