KONKURS për vitin shkollor 2019/2020

180

(Të drejtë konkurrimi kanë vetëm kandidatët me leje pune në Zvicër)

 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Kantonin e Argaut (AG) shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Muri dhe Merenschwand të Kantonit AG

 Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  • të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane
  • të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji).

Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – Argau: Riza Demaj, Bernstrasse West 60, 5034 Suhr, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: beratungen@bluewin.ch

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër.

Suhr, 29. Tetor 2019
Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ AG
Riza Demaj– kryetar i Kryesisë Kantonale AG