Konkurs letrar për fëmijët tanë në mërgatë, në poezi dhe prozë të shkurtër

Me moton: “Diaspora bashkon fëmijët Shqiptarë”, Shoqata kulturore “Korça”, Athinë në bashkëpunim me “Lobin Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, ftojnë fëmijët tanë në mërgatë nga mosha 7-15 vjeç , që të marrin pjesë në këtë konkurs garues  me poezi dhe prozë të shkurtër ( përrallë ose tregim ).

Ftojmë gjithë organizmat shqiptare me aktivitet kulturor , atdhetar dhe humanitar ne Diaspore, shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, mësues, prindër, të nxitni fëmijët tuaj, të marrin pjesë në këtë konkurs , qëllimi i të cilit është zbulimi i talenteve te reja dhe si në mësojnë të shprehim ndjenjat e tyre nëpërmjet gjuhës mëmë, shqipe .

Diaspora bashkon fëmijët Shqiptarë, Shoqata kulturore “Korça”, Athinë në bashkëpunim me “Lobi Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, organizojnë edicionin e II të konkursit për fëmijë , në poezi dhe prozë të shkurtër ( përrallë ose tregim ).

Ftohen të gjithë krijuesit e vegjël në Diasporë , nga mosha 7-15 vjeç të marrin pjesë në këtë konkurs letrar, me një ose dy krijime. Tema e lirë .

Si aplikohet: Krijimet mund të dërgohen në adresën elektronike : talentet.e.vegjel@gmail.com

Çmimet : Do jepen tre çmime në vartësi të tre zhanreve letrare.

Krijimet më të mira të edicionit të II të konkursit letrar për fëmijë, do të përfshihen në Antologjinë e parë letrare, për fëmijë.

Gara për konkurrimin do të mbyllet më 20 janar, 2021 dhe përzgjedhja për finalistët do të bëhet nga juria e përbërë prej pesë anëtarësh, specialistë në fushën e artit dhe të letërsisë.

Shpallja e fitueseve do të zhvillohet më 21 Mars , 2021 ( duke qenë në vartësi të situatës pandemike ).

Ju mirëpresim !