Ftohen për të marrë pjesë pesonat e angazhuat në çështjet e migracionit e posaçërisht shoqatat e
organizatat aktive të migrantëve, pra edhe ato shqiptare, të cilat mund të dërgojnë 2 deri në 5 delegatë në Kongresin në fjalë.
Kogresi do të zhvilloi punimet të shtunën, më 7 shkurt 2015, nga ora 10:00 deri 16:30 në Hotel Bern (në Bernë)
Në këtë Kongres do të diskutohet mbi manifestin dhe planin e aksionit për senzibilizimin dhe mobilizimin e popullatës migrante, të cilat pritet të aprovohen nga ky Kongres.
Si tema janë propozuar „të drejta të njëjta për të gjithë migrantet/ët“ dhe „siguria e qëdnrimit“. Kongresi do të merr vendime mbi sa vijon:
- Zgjedhjen e një komiteti, i cili do të përbëhet me nga një përfaqësues të grupeve të mëdha të migrantëve, të cilat jetojnë në Zvicër;
- Të qartësojë Manifestin dhe të aprovojë atë;
- Të vendos mbi planin e aksionit për të luftuar ksenofobinë dhe jetësimin e të drejtave të njëjta dhe sigurinë e qëdnrimit për popullatën migrante në Zvicër.
Të gjithë të interesuarit për çështje organizative dhe teknike luten që sa më parë që është e mundur, mundësisht më së largu deri më 16 janar 2015, të lajmërojnë pjasëmarrjen në e-mailin migration@unia.ch, ndërsa shoqatat e organizatat të bëjnë lajmërimin e delegatëve të mundshëm.
Programi i detajuar do tu dërgohet me kohë. Kongresi do të zhvillohet me perkthim simultan në gjuhën gjermane, frenge e italiane
Kongresi është përgaditur nga një Komitet me këtë përbërje: Second@s Plus Schweiz Colonie Libere Italiane & Fabbrica di Zurigo Sindikata Unia
Për pyetje të mundshme sqaruese mund të drejtoheni në migration@unia.ch, si dhe për çdo rast edhe unë jam në dispozicion tuajin.
Osman Osmani, Sekretar për migracion në Sindikatën Unia