Konferenca shkencore në Berna, krahas personaliteteve solli edhe “Vëllezërit Arbëresh”

Arsyeja pse këtë shkrim po e botoj me vonesë, ishte shkuarja ime në Tiranë për promovimin e librit tim, pasi të nesërmen e kësaj Konference me shumë peshë, aq më parë që mbështetej në një temë edhe për të ardhmen: “Sfidat e Botës shqiptare në mileniumin e ri” Organizatorë të kësaj konference ishin Lidhja Shqiptare në Botë, që drejtohet nga Nazmi Jakurti dhe Këshillimorja ABSM Basel, drejtuar nga Skënder Nikoliqi. Tubimi i kushtohej në 25-vjetorit të themelimit këtyre dy subjekteve që prej vitesh zhvillojnë një aktivitet me interes për mërgatën tonë të madhe.

Teksti Rexhep Rifati & fotot e Afrim Nevzadit

 Në kryeqytetin helvetik, Berna, më 19 nëntor u mbajt konferenca me karakter shkencor: “Sfidat e Botës shqiptare në mileniumin e ri”, ku pos referuesve merrnin pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Ilir Gjoni dhe konsullja e Republikës së Kosovës, Shukrije e Ramadani. Tubimin e shpallën të hapur kryetarët e këtyre dy subjekteve të lartpërmendura : Nazmi Jakurti dhe Skender Nikoliqi. Më pastaj vazhdoi paraqitja e temave nga ana e referuesve të ardhur nga anë të ndryshme të Evropës dhe trojeve shqiptare. Me këtë rast Jakurti përmendi se këto dy subjekte përmes pjesëmarrësve, synohet ndriçimi i temave që kanë për subjekt çështje fondamentale shqiptare, me të cilat aktualisht po ballafaqohet kombi ynë sot, përfshi edhe mërgatën tonë të madhe në Perëndim.

Seksioni paradites filloi me fjalën e afaristit e filantropit të shquar, Dr.h.c. Lazim Destani, , Ecolog International dhe vazhdoi me ekspozenë e  Prof. Dr. Rudina Jasini, avokate në Den Haag, ligjëruese në Oxford dhe të  Prof.Shyqri Nimani, studjues, artist, profesor universitar, Prishtinë, që edhe ishte njëri nga pjesëmarrësit më të moshuar të kësaj konference. Edhe fjala e  Mr. Jeta Xharra, publiciste dhe gazetare, Drejtoreshë e BIRN për Kosovë u prit me interes. Mëtej me referime vazhduan  Prof. Dr. Bashkim Iseni, Politolog, Drejtor i zyrës për migracion, Lozanë  me atë të Driton Kajtazi, Drejtor i ISEAL, mësimdhënës, autor, Lozanë, si dhe me shqyrtimet e Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, ambasador, dekan, ish-Kryetar i AAAS Tiranë , të Prof. Dr. Skender Asani, historian, Drejtor i ITSHKSH, Shkup dhe të  Prof. Dr.Dr. med. Alban Y. Neziri, mjek, prof.univ. Aalborg dhe Berna. Po gjatë kësaj seance përshëndeti zonja Shukrije Ramadani, konsulle e Republikës së Kosovës në Cyrih e cila e vlerësoi lartë këtë organizim shkencorte të dy subjekteve tona në Zvicër.

Sesioni i pasdites vazhdoi me referimet Prof. Dr. Musa Limani, ekonomist, profesor universitar, Prishtinës, Prof. Dr. Daut Dauti, historian, profesor universitar, Londër e të Prof. Dr. Nail Draga, studiues, profesor universitar, Ulqin dhe vazhdoi me ato të
Prof. Dr. Rexhep Gashi, Ing. shkencëtar, profesor universitar, Lozanë, të Prof. Dr. Emin Azemi, publicist, profesor universitar, Tetovë si dhe të Dr. Ardian I. Mustafai, Nënkryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani e të  Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Epikolog në Institutin Albanologjik në Prishtinë

Siç mësuam nga organizatori që të gjitha këto referenca shkencore do të nxirën në një publikim të veçantë.

Në mbrëmje në kuadër të kësaj mbrëmjeje u mbajt një gala-koncert me grupin “Vëllezërit Arbëresh nga Çifti/ Civita në Kalabri, që drejtohet nga artisti Mimmo Imbrognao e që në kuadër të grupit ishte edhe pianistja e mirënjohur Ermira Lefort që prej vitesh jeton dhe vepron në Gjenevë. Programi i cili kulmoi me këngët arbëreshe sa ngriti në këmbë pjesëmarrësit e kësaj konference dhe të darkës së organizuar e cila kishte tubuar thuaja se dyfish pjesëmarrës se sa pjesa e konferencës.