Ambasadori Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Naim Malaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ambasadorit të Afrikës Jugore z. George Henry Johannes, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-Presidentit Nelson Mandela.
Në letrën e tij, Ambasadori Malaj ka theksuar rolin e Nelson Mandelës në favor të barazisë në mes të racave, vendosjes së paqes në Afrikën Jugore dhe ndikimin e tij si inspirues i shumë popujve në kërkim të mbrojtës së Drejtave të Njeriut. Po ashtu Ambasadori i Kosovës ka theksuar se Nelson Mandela do të mbetet simbol universal i paqes, tolerancës dhe shpresës.