Kompleksi Memorial “Adem Jashari” ia vlene te vizitohet patjeter

Një vend që ia vlenë të vizitohet, jo vetëm nga qytetarët e Kosovës dhe nga ata që mund ta kennë vizituar disa herë deri më tani, por sidomos edhe nnga bashkëatdhetarët, konntributi I të cilëve ka qenë dhhe vazhdon ttë jetë I pakrahasueshëm për zhvillimin e vendit tonë, si para luftës, si në luftë, si tani, është Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Çlirimi i Kosovës është vepër e disa brezave të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar. Lëvizja Kombëtare për çlirim nga pushtuesi serb ka kontiunitetin që nga viti 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër padrejtësisht përgjysmoi Shqipërinë dhe la jashtë kufijve të saj më shumë se gjysmën e popullit shqiptar.

Më 5, 6 e 7 mars 1998, familja Jashari për të tretën herë, me forca të mëdha policore dhe ushtarake sulmohet nga shteti i Serbisë. Kaq seriozisht e kishte marrë Serbia luftën me Jasharët legjendar. Serbia në Kosovë ka vrarë, ka masakruar, përgjysmuar e shuar shumë familje shqiptare, pse ishin shqiptare, pse Serbia kërkonte dëbimin dhe shfarosjen e tyre dhe planifikonte përjetësimin e sundimit serb mbi Kosovën. Sulmi mbi familjen Jashari, nuk u bë vetëm pse ishte shqiptare, por pse pjesëtarët e saj ishin luftëtarë, pse ishin bërthama e UÇK-së, pse ishin shembulli i familjes liridashëse, pse Serbisë i kishin shkaktuar humbje dhe kërkonte të hakmerrej mbi një familje për të përhapur tmerr e frikë në çdo vatër shqiptare. Sulmi në familjen Jashari nuk kishte vetëm qëllimin e zhdukjes së një familje shqiptare dhe vrasjen e komandantit të UÇK-së, por qëllim kryesor kishte vrasjen e guximit të shqiptarëve për të luftuar për çlirim e bashkim kombëtar. Edhe në sulmin e marsit si në sulmet tjera familja Jashari nuk u kap në befasi. Sulmit iu përgjigjën përsëri nga “shtatë deri në shtatëdhjetë”, një traditë e vjetër kjo shqiptare. Asnjë anëtar i familjes Jashari nuk është viktimë, të gjithë janë kapedanë dhe heronj: Luftëtari i fundit i rënë, i njëzet, nga familja Jashari, sipas të dhënave ishte Kushtrim Adem Jashari[19] i moshës 13 – 14 vjeçare. E tillë ishte shkolla e edukimit atdhetar në familjen Jashari të Prekazit të Drenicës. Një shkollë që do të mbahet mend brez pas brezi dhe përjetësisht.

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, prehen trupat e 61 pjesëtarëve të familjes Jashari, atyre që ndërruan historinë e vendit tonë, atyre që ranë heroikisht, për lirinë që po e gëzojmë ne sot. Në krye të tyre qëndrojnë  Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me  forcat paramilitare serbe.

Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt.

Në një foto me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës. Kjo foto e simbolizon ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës.