Më 4 Mars 2019 u gjenda sërish në katunin e vjetër arbëresh, Frasnitë të Kalabrisë, në shtëpinë- bibliotekë, të personalitetit të shquar arbëresh, 85-vjeçarit Atë Antonio Bellusci, gazetar–shkrimtar-pedagog dhe etnolog dhe mbi të gjitha, një misionar dhe atdhetar i devotshëm, që shtëpinë stërgjyshore e ka shndërruar në një bibliotekë unike me një kapital prej më se 6 mijë ekzemplarësh të rrallë.
Teksti e fotot: Rexhep Rifati
Kësaj radhe kur në paraditen e 4 Marsit shkelëm me disa mërgimtarë katundin Frasnitë nuk e hasëm gjallërinë e zakonshme në rrugë. Por si përherë gjetëm mikpritjen e e ngrohtë në shtëpinë- bibliotekë të vëllait tonë të shquar arbëresh Antonio Bellusci (Belushi) . Ai u gëzua por edhe u befasua deri në derdhjen e lotëve ngase shkuam pa paralajmërim. Kjo nuk është hera e parë që bashkë me të motrën Rinën na pret me një përzemërsi të përcjellë me këngë të vjetra arbëreshe
Të shkosh në Kalabri e të mos e vizitosh këtë figurë të shquar arbëreshe të shekullit 21 është sikur të mos kesh ambicie për të pa thesarin më të çmueshëm shqiptar- Bibliotekën madhështore A. Bellusci, që ruan një nga vlerat më të veçanta të kulturës sonë ndër shekuj, jo vetëm të botës arbëreshe, por edhe asaj shqiptare përgjithësisht.
Kësaj radhe nga vizita me shoqëruesit Gjergj Prenkoçaj, Bajrush Zeka dhe Ilir Xheladini do Veçuar se aty gjetëm vetëm vëlla e motër Bellusci që tashmë kanë kaluar të 80-tatë por që ende janë vital, e sidomos kur derës së tyre ia mësynë vizitorë nga gjitha anët e botës, e sidomos shqiptarë nga trojet etnike e mërgata.
Do theksuar se Biblioteka Arbëreshe „Antonio Bellusci“ në Frasnitë të Kalabrisë themeluar nga vetë Belushi, paraqet një thesar për mbarë kulturën shqiptare. Aty gjenden mbi 6 mijë libra, vepra të rralla të autorëve tanë e të huaj, me tematikë të zgjeruar nga kultura, gjuha dhe tradita shqiptare. Këtë pasuri me vlerë kapitale e ka tubuar ai ndër vite,.
Shtëpia shekullore e Belluscve, që në hyrjen e jashtme stoliset me tre flamuj: shqiptar, italian dhe atë të shtetit të Kosovës, brenda prej vitesh është kthyer në një vatër të vërtetë diturie e kulture, jo vetëm për botën shkencore shqiptare. Pra, ajo është Biblioteka Arbëreshe „A. Bellusci“, që është bërë edhe një lloj pelegrinazhi për shqiptarë nga anë të ndryshme të botës, ndërsa autori i saj, një politolog dhe një atdhetar që u vu në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës edhe në Departamentin amerikan, ku iu desh të ballafaqohej edhe me klerikë serbë, që i denonconin shqiptarët si dhunues e vrastarë.
Kur kësaj ia shtojmë edhe mikpritjen shembullore të At Antonios, i cili që bashkë motrën tij Rina , na pret e përcjell sa herë që e vizitojmë jo vetëm me këngë por edhe me lot gëzimi e mallëngjimi, emocionet edhe ne adhuruesve të tij na bëjnë të ndihemi krenar që bota shqiptare ka një studiues të kalibrit të tillë të lartë.
Derisa vizitojmë bibliotekën Belushi shpalos libra në gjuhë dhe fushash të ndershme studimore e sidomos ato në shqip, Fakti është se në raftet e rregulluar me shumë kujdes ka mbi 6 mijë libra dhe disa qindra revista e gazeta të sistemuara flet vetvetiu se ç ‘thesar ka arrit të tubojë të ruaj por edhe studio Belushi.
Përndryshe sa i përket katundit Frasnitë ( sepse në Kalabri fjala «fshat» nënkupton më shumë një lagje), që i përket dioqezës së Ungrës në Provincën e Kozencës, ka mbi 2500 banorë dhe disa objekte kulture, nga të cilat shquhet biblioteka dhe muzeu i kukullave. Në të ruhen modelet e veshjes së lasht arbëreshe. Edhe në Frasnitë, busti i Skënderbeut dhe shqiponja janë të skalitura edhe në zemër, edhe në monumente. Një trevë kjo e autoktonisë së gjakut tonë të shprishur, siç thuhet këtu, e që ende sot e kësaj dite dëshmon praninë arbërore këtu e gati gjashtë shekuj më parë, të zhvilluar e kultivuar ndër shekuj edhe përmes gjuhës edhe traditës. Ndaj edhe këtë trashëgimi shekullore, Antonio Bellusci vetëm se e ka ngrit edhe më në piedestal me veprën e tij jetësore të regjistruar edhe në librat e shkruara e botuara nga dora e tij.
Do shtuar se asnjë nga epitetet nuk do të mjaftonin të thuhet se cili vërtetë është personaliteti i Belushit, por ajo që mund të themi dëshirojmë që ai të ketë shëndetin dhe vullnetin edhe për vepra të tjra kapitale në të mirë të kombit e kulturës shqiptare.


















































