Dardania, Kosova e sotme dhe shtirja gjeografike deri përtej Nishit nuk ka serbë. Të gjithë janë shqiptarë ortodoks të asimiluar në gjuhë.
As në Kosovën e sotme nuk ka serbë me origjinë serbe, lirisht mund të thuhet se serbët nuk kanë origjinë natyrale, por të gjithë janë shqiptarë që i asimiloi perandoria osmane dhe me ndihmën e saj, pra perandorisë osmane, u themelua në këto troje edhe etniteti artificial i quajtur serb.
Asnjë kishë dhe manastir në Dardani dhe në Kosovën e sotme nuk është serbe. Të gjitha i kanë ndërtuar shqiptarët e krishterë dhe ortodoksë, dora e tyre pra.
Këtë realitet të dikurshëm fetar e ndërroi perandoria osmane duke i asimiluar shqiptarët me dhunë dhe duke i shndërruar pjesën dërmuese nga shqiptarë të pastër, në aziatikë dhe atyre që mbetën duke ua marrë kishat dhe manastiret dhe duke ua ndërruar gjuhën nga shqipja në gjuhën serbe.
A është koha e një ringjallje shpirtërore e shqiptarëve ortodoksë në trojet e Dardanisë dhe të Kosovës se sotme?
Unë mendoj se po, dhe duhet sa më parë të rikthehen kishat dhe manastiret e pushtuara me dhunë.
Vetëm një fakt: Serbët në katundin tim Meshinë, datojnë diku para rreth 250-270 viteve të ardhur nga Mareci, si shqiptarë ortodoksë që e flitnin shqipen më mirë se çdo gjuhë tjetër, e kishin pra gjuhë të veten.
Edhe një gjë duhet ditur, se në Meshinë deri vonë jetuan si shqiptarë, pra deri në fillim të shekullit XX. Edhe sot serbët e këtushëm artikulojnë shumë bukur bashkëtingëlloret e shqipes: dh, th, ll, xh, gj, nj dhe “ë”-në e pa zë, duke e folur gjuhën shqipe rrjedhshëm dhe qartë. Një fakt i pamohueshëm se janë shqiptarë të asimiluar janë edhe emrat e tyre: Filip, Kost (Konstandin), Dimiter (Dhimiter), Mark, Gjokë, Vericë (Vera), Arsa, Millan (Milan) e shumë e shumë emra tjerë.
Pra “serbët” e këtushëm këtë gjuhë, pra shqipen, nuk e mësuan por e ruajtën, meqë e kishin gjuhë nëne. Lirisht mund të thuhet se serbët e shtrirjes gjeografike në rrethinën e Kamenicës, Artanës dhe Gollakut në përgjithësi, që të gjithë ishin shqiptarë.
Pra, ka ardhur koha që të rikthehet identiteti krishterë-ortodoks shqiptar në Kosovë. Mos mendoni se është turp, e as nënçmim nëse e themi se ishim shqiptar ortodoks. Për shkak të së vërtetës kjo duhet të ndodh.
03/10/2016 Raif Meshina