Kinematografia kosovare sjellë suksese ndërkombëtare

Filmi i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli me titull “Më fal”, i cili u realizua në metrazh të shkurtër dhe që trajton temën e ekstremizmit fetar, pos sukseseve që pati në Kosovë, tani do të nisë rrugëtimin për në Angli.

Ky film, është përzgjedhur si pjesëmarrës në programinn zyrtar të festivalit “High Peak Independent Film Festival”. Ky festival këtë vit organizohet për të tretën herë me radhë ndërkaq do të mbahet prej 12 deri më 16 qershor në teatrin “New Mills” të Anglisë.

Qysh kur është themeluar ky festival, organizatorët kanë pasur qëllimin që të krijojnë një platform për filmbërësit që njëherit do të bëhej edhe vendtakim për ta në të ardhmen, ndërsa gjithashtu jepen edhe cmime për konkurentët, si ai për filmin më të mirë të gjatë dhe të shkurtër, ai për regjisorin më të mirë dhe cmimi për kineastët e rinj.

Ndërkaq, filmi “Më fal” ka tashmë një vit që ka kaluar nëpër shumë festival ndërkombëtare, ku deri më tani ka prezantuar në më shumë se 50 prej tyre dhe ka fituar 8 cmime.