Kifle të sheqerosura
për këtë rëcete iu nevojitet:
400ml qumësht
2 ve
100ml vaj
2 lugë gjelle maja
1 lugë e mesme sheqer
Miell
Mënyra e përgatitjes:
Qumështin e ngrohim dhe në të hedhim majan dhe sheqerin dhe i lëmë për 10-15 minuta që të fermentohen. Pasi të jetë gati, ia shtojmë vezët dhe vajin dhe hedhim miellin duke përzier vazhdimisht. E nnxëmë një brumë të butë, të cilin e lëmë të pushojë për 1 orë. Pasi ta kemi brumin gati, e hedhim në tavolinën e punës dhe e ndajmë në 3 kuleqe. Cdo kulaq e shtrijmë me t’hollues kuzhine dhe prejmë pjesë të barabarta në forma trekëndëshi. Secilën nga to e rrotullojmë duke i dhënë formë dhe i rendisim në tepsi. I fusim në furrë të ngrohur më parë dhe i pjekim në 220 gradë.
Pasi ti nxerrim nga furra dhe të jenë ftohur pak, i hedhim sipër sheqer pluhur dhe i kemi gati për servim.
























