Një vendim me gjysmë zemre për të forcuar demokracinë
Komunikatë për media e Sindikatës Unia
Bernë, 14.12.2021
Këshilli i përfaqësuesve të kantoneve i referoi sot komisionit përgjegjës propozimin (mocionin) e Lisa Mazzone (Partia e Gjelbër) për natyralizim më të lehtë për brezin e dytë. Propozimi nga PaulRechsteiner (Partia Socialdemokratike) për ius soli (shtetësi me rastin e lindjes në Zvicër) fatkeqësisht u refuzua. Sindikata Unia është e zhgënjyer dhe sheh këtë vendim si mundësi të humbur këtu për të forcuar të drejtat e «të huajve» të lindur këtu.
Me vendimin e sotëm, dhoma e vogël pranon se ka nevojë për veprim drejt përmirësimit në çështjet e natyralizimit. Është një sukses i pjesshëm në luftën për një të drejtë qytetare bashkëkohore, veçanërisht kur të merret parasysh fakti, se udhëheqësit e vendit, pra Këshilli Federal. kishte rekomanduar refuzimin e këtyre dy mocioneve. Refuzimi i mocionit të Paul Rechsteiner është i pakuptueshëm, aq më tepër që fëmijët e lindur më Zvicër, janë njerëz që janë artificialisht “të huaj”, edhe pse kanë lindur në Zvicër dhe japin një kontribut të rëndësishëm këtu.
Një e katërta e popullsisë pa të drejtë për bashkëvendosje
Ligji i ri për natyralizim i vitit 2018 ka rritur pengesat e natyralizimit dhe konsiderohet si një nga më kufizuesit në botën demokratike. Këtë e tregon më së miri edhe numri në rënie i natyralizimeve. Zvicra përjashton rreth një të katërtën e popullsisë nga shtetësia dhe rrjedhimisht ngabashkëvendosja politike dhe të drejta të barabarta.
Pjesëmarrja e barabartë në demokraci është e mirë për Zvicrën
Pesëdhjetë vjet pas pranimit të së të drejtës së votës përgra, është koha për të bërë një hap tutje drejt demokracisë së plotë. Rruga drejt pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë është një e drejtë civile gjithëpërfshirëse e cila përfshin aspekte të ndryshme: të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje dhe vota, të drejtën për të siguruar statusin e qëndrimit dhe qasjennë natyralizim dhe – mbi të gjitha – të drejtën për t’u njohur si anëtar i plotë i bashkësisë.
Shtetësia gjithëpërfshirëse mbetet në agjendë
Unia nuk dëshiron që njerëzit të “fitojnë” shtetësinë e tyre duke u përshtatur apo asimiluar. Secili njeri që lind në Zvicër është pjesë e Zvicrës dhe duhet të ketë të gjitha të drejtat qytetare. Unia kërkon të drejtën e pjesëmarrjes së barabartë në demokraci, sepse kjo është solidare dhe na forcon si shoqëri dhe si punonjës. Prandaj, Unia do të mbështesë të gjitha përpjekjet dhe nismat, të cilat kërkojnë një natyralizim bashkëkohorë, në mënyrë që diversiteti real në Zvicër të përmbajë jovetëm detyrime për migrantët, por edhe të drejta të plota qytetare. Kryetarja e Sindikatës Unia, Vania Alleva është një nga të parët, të cilët kanë nënshkruar Manifestin për një Qytetari Moderne, i cili është nisur nga AktionVierviertel.