Për albumin “Ty me t’dasht”, të Gentjana Tafilit, që prej vitesh jeton në Zvicër, Ramazan Çeka, “Mjeshtër i Madh”, në një prononcim të tij veçon se: “Si puhiza që përkëdhel valët dhe i falë kënaqësi shpirtit, ashtu vjen edhe valsi “Liqeni andrrimtar” e kënduar ëmbël nga këngëtarja shkodrane Gentjana Tafili, së cilës i shpreh mirënjohje të sinqerta për besimin edhe në këtë bashkëpunim të suksesshëm të saj.”
Nga Rexhep Rifati me foto të Afrim Nevzadit dhe të vet Gentjanës
Ja edhe një rrugëtim artistik i Gentjana Tafili, si këngëtare që tash ka bërë emër edhe jashtë trojeve shqiptare: Më datë 21 Shtator 2017 ka publikuar videoklipin “Kolazh Shkodran 2017”; më 3 Shtator 2021, videoklipin “Shkodrës”; Më datë 17 Tetor 2021, videoklipin “Kam Harru” dhe më 1 korrik 2022, publikoi albumin e ri, të titulluar “Ty me t’dasht”, titulli ky që fsheh në vetvete edhe shumë kuptime të tjera, që lidhen ngushtë me artisten. Gentjana nuk din të ndalet sa me 8 Korrik 2022, publikon edhe videoklipin “Liqeni ëndërrimtar. Muzika Zef Çoba (Mjeshtër i madh). Teksti Ramazan Çeka (Mjeshtër i madh). Reduksioni audio u realizua nga Ilir Zoga. Mix & Master nga Shpëtim Saraçi.
“Gazeta telegraf”, në një shkrim kushtuar Gentjanës potencon se si lajtmotiv por edhe burim frymëzimi i saj i përhershëm është Shkodra dhe këngët shkodrane dhe se: thotë Motoja dhe dashuria e madhe për Shkodrën janë pjesë e pandashme e jetës së saj edhe tash kur prej vitesh jeton në shtetin helvetik. Me një fjalë lajtmotivi i muzikës e ka burimin në vendlindje ndaj edhe albumi :
Në një opinion kompozitori i shquar prof. Zef Çoba “Mjeshtër i Madh”. që Gentjanën e ka pasur nxënëse që në moshë të re, ka bërë këtë vlerësim: «Këngëtarja Gentjana Tafili e ka filluar rrugën e artit që në moshë të njomë, duke marr pjesë në festivalet lokale e kombëtare të këngës për fëmijë . Megjithëse jeton prej vitesh jashtë vendlindjes , ajo po e pasuron vazhdimisht repertorin, në të cilin bien në sy veçanërisht këngët e e zgjedhura e të bukura shkodrane, të qytetit të saj të lindjes.
Ndaj edhe unë pata kënaqësinë që ta kem këtë album, të cilin përmes postës ma dërgoj Gentjana, për çka e falënderoj shumë.
Nga “Gazeta Telegraf” shkëputa edhe këtë vlerësim për këngët e këtij albumi: “Ndjesia që të mbërthen kur dëgjon këngën e bukur popullore me emocionet e tingullit dhe fjalës, melodisë e ritmit, të interpretuar me aq pathos nga këngëtarët, të drithëron dhe ndjehesh krenar që kemi një pasuri të tillë shpirtërore, e cila, ashtu si nga të gjithë këngëtarët, bëhet emocionuese edhe nga Gentjana Tafili, kjo këngëtare e mrekullueshme shkodrane që lindi dhe u rrit me këngë në këtë bahçe të bukur, të cilës nuk i kanë munguar kurrë bilbilat e kanarinat.”…
Ja edhe ca fjalë për Gentjanën, nga fillimet e karrierës së saj:
Gentjana Tafili ka lindur në Shkodër dhe që në moshë të vogël është dalluar për zërin e saj melodioz dhe plot dritë. Ajo që herët u zbulua nga mësuesi i saj i muzikës, i ndjeri Enrik Çefa, si një nga solistet kryesore në shkollën “Xheladin Fishta” Shkodër. Veç festivaleve lokale për fëmijë, ku ajo merr pjesë si soliste, për vite me radhë bëhet pjesë edhe në Festivalet Kombëtare për Fëmijë në Shkodër, ku si dirigjent do të ishte i ndjeri Kujtim Alija “Mjeshtër i Madh”. Këtu në një farë mënyre merr rrugë edhe ëndrra e saj për t’u bërë një ditë këngëtare e afirmuar.
Më pastaj, bëhet pjesë e grupit “Rozafa” me artistë shkodranë si: Nimet Salabegu “Mjeshtër i Madh”, muzikanti i njohur Ilir Zoga dhe këngëtarja Orjeta Kelaj, ku Gentjana prezantohet si soliste për të performuar kështu në Diasporë, kryesisht në Zvicër, në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme.
Edhe Gazeta e Diasporës, përmes një shkrimi të Linda Kavajës, me titull: “Ty me t’dasht”, një buqetë këngësh me aromë Shkodre në Zvicër, thekson se e ka : “
U deshën vite që kjo punë e bukur të finalizohej edhe të jetë tashmë në duart e artdashësit Shkodran, e jo vetëm… Ajo çka është e sigurt është se ky album përmban art të një cilësie “24 karat”!!! dhe se:
Melosi shkodran është ruajtur i paprekur nga tendencat e modernizimit të tepruar, edhe është percjellë me kujdes në këngët e bukura edhe krejt origjinale, që ky album përmban.
Ndërsa vet Gentjana ka një falënderim për të gjithë ata që e përkrahen e ndihmuan në realizimin e albumit : “Ty me t’dasht” është kënga më e re e sapo dalë dhe një nga këngët më të dashtuna të Albumit tim muzikor. Falënderoj këngëtarin e mrekullueshëm, mikun tim Leonard Mark Guga me të cilin pata kënaqësinë e interpretimit të kësaj kënge të mrekullueshme, të kompozuar nga Zef Çoba (Mjeshtër i madh) Teksti: Ramazan Çeka ( Mjeshtër i madh) Orkestrimi: Ilir Zoga Mix & Master: Shpetim Saraci Video & Editing: Maison Kavaja. Dua të falënderoj njëkohësisht miken time Linda Doda Kavaja si edhe Z.Ahmet Shurdha i cili hapi dyert e shtëpisë së tij në përkrahjen dhe realizimin e videos së këngës.
Do theksuar se këtë këngëtare të talentuar e takuam së fundi edhe në panairin e librit në Uster të Zvicrës meqë rast fotografi i portalit tonë: prointegra.ch, Afrim Nevzadi i shkrepi ca foto, disa nga të cilat prijnë edhe në këtë shkrim.