Kek me portokall

Kek me portokall

Këtë lloj të kekut mund ta përgatitni mjaft shpejtë dhe ka një shije tejet të mirë. Freskia dhe aroma e portokallit e bëjnë të vecantë, prandaj duhet patjetër ta provoni.

Përbërëësit që iu nevojiten për përgatitjen e këtij keku janë:

4 ve

250gr sheqer

250ml vaj

100ml qumesht

Lëngu I një portokalli

Lëvorja e një portokalli

1 lugë caji pluhur për pjekje

 

Mënyra e përgatitjes:

Rrahim vezët dhe sheqerin derisa të krijojmë një masë të verdhë të hapur. Pastaj shtojmë vajin dhe qumështin dhe përziejmë. Miellin dhe pluhurin për pjekje i bëjmë bashkë dhe i hedhim në sitëse të vogël. Preferohet gjithmonë që mielli të sitet pastaj ti hidhet ëmbëlsirës sepse kështu kemi një tortë më të fryrë për shkak të ajrit që mielli merr gjatë sitjes. Pasi ta kemi hedhur miellin përziejmë mirë me mikser dhe në fund, në rende grijmë lëkurën e portokallit dhe më pas edhe e shtrydhim atë dhe i shtojmë lëngun brumit. Përziejmë mirë me shpatull dhe masën e hedhim në tavën e lyer me gjalpë.

Pjekim në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.