Katër breza të familjes Ramabaja, “mbretëri” në veti në qytetin e Delemontit!

Nga stërgjyshi Ajeti, që erdhi si punëtorë krahu në vitin 1972 e deri te stërnipi Edoni, një boksier me perspektivë, familja Ramabaja në Zvicër numëron 58 anëtarë, duke pas në pronësi 14 objekte, ndër to 4 restorante, si dhe një përkrahje të autoriteteve vendore falë besimit të fituar me shumë mund e djersë.

Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Ditë më parë rastisi që pas një manifestimi në Zofingen, vëllezërit  Salih e Miftar Rama, gjegjësisht  Prishtina, kërkuan që ti shoqëroj deri tek një mik i tyre në qytetin e Delimontit, kryeqytetin e kantonit Jura. Me të arrit aty mësova se këtu prej vitesh jeton edhe një komunitet relativisht i madh dhe tejet dinamik shqiptarësh, me një organizim të mirë të një bashkësie të komunitetit tonë. Gjithashtu bashkëpunimi i mërgimtarëve me autoritetet e këtij qyteti shquhet më mirë se në çdo kanton tjetër, edhe në saj të faktit se kryetari i komunës së këtushme z. Pierre Kohler është një dashamirë mi mirë i shqiptarëve por të vet Kosovës, ku edhe është zgjedh këshilltar në njërën nga ministritë e Kosovës.

Bumi i familjes sferën e biznesit familjar

Me të arritur atë fund marsi në Delemont, në njërin nga lokalet e familjes së tij na priti Silver Ramabaja, që prej vitesh jeton në Zvicër. Ndërsa që i pari këtu nga familja Ramabaja , ka ardhur baba i tij, Ajeti edhe atë qysh në vitin 1974.Derisa Ajeti erdhi si punëtorë krahu si edhe djali i tij Selveri më vonë, brezi i tretë pati fat si në shkollim ashtu  edhe në punësimi. Kështu nga viti në vit në saje të rritës së familjes, por edhe të fushëveprimtarisë familja Ramabaja bëri bum në sferën e biznesit, sa sot të ketë në pronësi apo menaxhim 14 lokale, ndër to edhe 4 restorante. Madje brezi i katërt, filloi të shquhet edhe në kulturë e sporte, ndër të cilët dallohet Edoni, djali i Afrimit, që hobi ka karrierën e boksit, ku edhe ka arrit rezultate të mira.

Bashkëpunimi i Delemontit me Kamenicë

Por ti kthehemi edhe efektit që pati puna e bashkëpunimin të ndërsjellë me autoritetet e këtushme komunale. Mjafton ta veçojmë deklaratën e kryetarit të Delemontit Z. Pierre Kohler, gjatë një vizite në Kamenicë, prej nga edhe vjen familja Ramabaja. Ai pat deklaruar  se ndjehet i lumtur që takon sërish miqtë e tij në Kamenicë dhe se këtu vjen me shumë dëshirë. “Unë kam respekt të veçantë për udhëheqësit dhe qytetarët e Kamenicës, si këtu po ashtu edhe në Zvicër, në komunën time. Jam i lumtur me përparimet që po ndodhin në Kamenicë dhe zhvillimin e komunës. Me kënaqësi do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit tonë të mëtejmë, pat thënë kryetari Kohler, i shoqëruar nga Afrim Ramabaja, ish-këshilltar në Delemont. Përndryshe Afrimi është njëri nga anëtarët e zellshëm të familjes Ramabaja jo vetëm në fushën e afarizmit familjar, por edhe në organizimet tjera në nivel të komunitetit. Po në këtë shoqërim të kryetarit Kohler ishte edhe përfaqësuesi  Bashkësisë Shqiptare të Kantonit Jura,  Xhevxhedin Ahmeti.

Kryetari i Delimontit: “Shqiptarët janë integruar për mrekulli!”

Ja edhe një vlerësim i më pareshim i kryetari të komunës Pierre Kohler: “Shqiptarët janë integruar për mrekulli dhe janë pjesë e shoqërisë sonë. Janë punëtorë dhe kanë vullnet të madh. Ata janë pjesë e zhvillimit të vendit tonë. Përndryshe, sa u takon gjeneratave të para, mentaliteti i tyre nuk përputhet me mentalitetin tonë. Kosovarët duhet të përshtaten pak më shumë, siç është barazia ndërmjet burrit dhe gruas. Si e shihni gjeneratën e re të shqiptarëve që po rriten në Zvicër? Të rinjtë po adaptohen gjithnjë e më mirë, përkundër një pjese të vogël që bën vepra të dhunshme e të papranueshme. Maje, shumë shqiptarë janë pjesë e PDC. Në Delemont, z. Afrim Ramabaja është i zgjedhur në Parlamentin e Qytetit. Dhe, ai nuk është i vetmi.

Po ashtu mësojmë se Afrimi shquhet  me familjen e tij edhe për kontribute humanitare për të ndihmuar bashkëvendësit e tij në vendlindje në forma të ndryshme. Vetë, në një rast kanë ndihmuar  25 familje në Kamenicë me ushqim e veshmbathje

Në foton ballore tre brezat e familjes Ramabaja: gjyshi Ajeti, djali Selveri dhe nipi Afrimi

(Krahas fotove që shkrepa me familjarët Ramabaja dhe të disa lokale te tyre po jap edhe disa foto nga vizita e kryetarit të Delemontit në Kosovë)