Ende pa shkel të 50-tatë, njëri ndër shqiptarët më të arrirë në fushën e mjekësisë në shtetin helvetik, kardiokirurgu i famshëm shqiptar, Omer Xhemaili u gjend në këtë përvjetor, në krye të repartit kardiokirurgjisë së spitalit Triemli të Cyrihut, ku ka demonstruar disa nga operacionet më të ndëlikuara në zemër të hapur.
Nga Rexhep Rifati, Cyrih, 27 Janar 2019
Nuk ka kalua më shumë se një vit kur doktor Omer Xhemali u shpall në mesin e 100 personaliteteve më të shquara në mbarë Zvicrën, për tu kurorëzua më vonë me titull, të shefit të repartit të kardiokirurgjisë, repart ky që sot shënoi me shumë sukses 30 vjetorin e themelimit.
Do theksuar se doktor Omer Xhemaili, i lindur në vitin 1970 në Tearce të Tetovës, është mjeku i parë shqiptarë që deri ka realizuar disa transplantime zemre, por edhe është autor i mbi 100 artikujve shkencor nga lëmi i mjekësisë, duke u laureuar me çmimin “Hans Borst”, si autor më i mirë i një pune shkencore në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Tash e një dekadë njihem me doktor Omerin, të cilin e njoh falë një afri njerëzore dhe vetive të tij sa profesionale aq edhe humanitare. Mos të harrojmë se Omer Xhemaili ka lindur në vitin 1970, e se është në moshën më të mirë për ti kontribuar edhe më tepër shkencës në përmasa botërore.
Do theksuar gjithashtu se doktor Omer Xhemali sot është në krye të shoqatës së qindra mjekëve shqiptarë që punojnë në mjaftë spitale me renome apo që kanë edhe ordinancat e tyre private anë kënd shtetit helvetik.
Unë nuk isha dje (më 26 Janar 2019) i vetmi që shkova në solemnitetin, ku në shumë salla demonstrohej si realizohet një operacion në zemër, por edhe konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, zonja Shukrije Ramadan, doktor Bahri Rexha, si dhe mërgimtarë të tjerë.
Jam me fat në profesionin tim, që i pari nga pozita e gazetari kronist bëra shkrimin e parë për te, por edhe që të jem në një vizitë një miku tim, po ditën që e mori doktor Omeri drejtimin e kardiokirurgjisë!
Ndërsa vite më parë, sa për njoftim: puna ime prej gazetari më solli një befasi para afro një dekade: që gjatë një vizite për një shkrim për një bari delesh, që kulloste tufën e tij në oborrin e këtij spitali të Cyrihut, të mësoja se po aty punonte edhe një mjek shqiptar me reputacion botëror. As bariu, Sejfedin Beadini me prejardhje nga Pallqishti i Tetovës, e as mjeku, për të cilin vetëm më vonë mësova se ishte nga Tearca e Tetovës (dy fshatra të ngjitura me njëri-tjetrin), nuk dinin për njëri-tjetrin, e ndoshta as sot nuk e njohin njëri-tjetrin (bëra këtë paralele, jo për të parë vetëm arritjet tona, por edhe për faktin se Zvicra është vendi i mundësive të shumta, pavarësisht nga profesioni, por nga puna, afiniteti dhe pasioni).
Ndaj edhe njëherë gëzuar miku im, doktor Omer Xhemaili, 30 vjetorin e themelimit të repartit të kardiokirurgjisë, që ti udhëheq me shumë sukses duke na bërë krenar edhe si shkencë edhe si shqiptarë.
(Me këtë rast disa nga fotot shkrepa dje si dhe nga një foto nga faqja elektronike e spitalit dhe një nga rinia e hershme e Omer Xhemalit,(me plis) që kam gjet në fb.)





































