I shqetësuar për evolucionin e infektimeve me Covid-19, presidenti i qeverisë së Bernit ka përdorur YouTube për të përsëritur rëndësinë e respektimit të masave shëndetësore për bashkëqytetarët e tij.
Përgatiti nga gjuha frënge, Mirishahe Limani Hiler
Presidenti i qeverisë kantonale të Bernit Pierre Alain Schnegg bën thirrje në një video drejtuar popullsisë për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur kontaktet ndërpersonale. Këshilli Ekzekutiv vëzhgon me shqetësim zhvillimin e pandemisë në këtë kanton.
Thirrja e kantonit përqendrohet në tri masat e arta: distanca fizike, vënja e maskës dhe higjiena.
Rastet e koronavirusit kanë ndodhur në rreth 40 struktura, Shtëpi të të moshuarve nga gjithësejt 296 Shtëpi të tilla në kantonin e Bernit, tha Alain Schnegg në deklaratën e sotme.
Në spitale, këtë të diele kishte 376 pacientë Covid-19. Deri të premten, ata ishin 306 në kujdes të rregullt dhe 50 në kujdes intensiv, duke përfshirë 36 persona që janë me ndihmë të respiratorëve. Pothuajse 50% e vendeve me ndihmë të frymëmarrjes janë të okupuara nga pacientët Covid-19.
Shifra shqetësuese
Pas dyfishimit të rasteve të koronavirusit për disa javë, progresioni është ngadalësuar paksa ditët e fundit. Por shifrat mbeten shqetësuese. Të enjten, numri i njerëzve të infektuar në kantonin e Bernit arriti madje një rekord 978 njerëz. Këtë të diele, kishte 601 raste të reja. Shtatë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi njofton sot RTS.
Më 20 nëntor, Këshilli Ekzekutiv do të vlerësojë efektin e masave të miratuara në fund të tetorit. Varësisht nga situata, ato masa ose do të largohen ose do të përforcohen.