Kampionati botëror në futboll 2022 – Kushte më të mira pune falë sindikatave

Punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët ndërtuan infrastrukturën për botërorin 2022 në futboll, punonin dhe jetonin në kushte skandaloze. Me mijëra kanë vdekur. Ata nuk kishin drejtë të lëviznin lirshëm. Përmes një fushate ndërkombëtare sindikatat janë angazhuar kundër këtyre kushteve të këqija. Si rezultat i kësaj fushate shumëçka për punëtorët e ndërtimtarisë, të gjithë migrantë, është përmirësuar në esencë.

Në vitin 2010 FIFA i dha kampionatin botëror të futbollit Katarit. Me këtë rast kishte shqetësime të mëdha në lidhje me ryshfetin e mundshëm.

Kushte të këqija pune dhe jete të punëtorëve të ndërtimtarisë

Sindikata Unia dhe Sindikata Ndërkombëtare e Ndërtimtarisë dhe të Drurit (BHI) kishin mëdyshje për arsye tjera. Emiratet e Gjirit nuk kanë fare sindikata. Punëtorët e ndërtimtarisë janë që të gjithë migrantë. Ata në Katar nuk kanë të drejta. Në vendin e tyre amë iu është premtuar Kontratë e mirë pune. Realiteti doli të jetë ndryshe. Punëtorët ishin detyruar që pasaportat e tyre tua epnin ndërmjetësuesve, që pa pëlqimin e ndërmjetësve të mos mund të lëshonin vendin. Atyre iu deshtë që të paguanin udhëtimin vet dhe që ndërmjetësve tu epnin shuma të larta parash. Strehimi ishte i mjerueshëm, deri në dymbëdhjetë presona në një dhomë të vogël! Dhe shumë nga ta për muaj të tërë nuk morën para.

Fushata e sindikatave

Më 2011 BHI nisi një fushatë të rreptë kundër Katarit dhe FIFA-s. Unia dhe shumë OJQ që nga fillimi kanë mbështetur këtë fushatë. U dhanë komunikata të shumta për media mbi kushtet skandaloze të punës në Katar.

Mirëpo, BHI ndërmori edhe hapa konkret: ajo bëri padi tek Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në Gjenevë kundër Katarit dhe një ankesë kundër FIFA-s tek Pika kontaktuese nacionale e Zvicrës të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim e Zhvillim Ekonomik).

Mbështetje për punëtorët e ndërtimtarisë, presion firmave të ndërtimit

Me sekretarët sindikal të vendeve nga vinin punëtorët e ndërtimtarisë (para së gjithash India, Filipinet, Pakistani dhe Nepali) BHI filloi të kontaktoi punëtorët e ndërtimtarisë në Katar dhe të mbështesë ata. Paralelisht më këtë edhe anëtarët e BHI-së nga Italia, Gjermania, Belgjika, Franca kanë përpunuar firmat e ndërtimit, të cilat kanë ndërtuar stadiumet në Katar. Të gjtiha këto janë firma të mëdha evropiane të ndërtimit.

Suksesi i sindikatave

Pas tri vitesh fushatë në nëntor 2016 BHI arriti të nënshkruajë një Marrëveshje me autoritetet e Katarit. Kjo marrëveshje mundëson BHI-së që të inspektojë stadiumet e futbollit në Katar. Unia mbështet këto inspektime dhe ka dërguar një inspektor ndërtimtarie në Katar.

Përmirësim i kushteve të punës

Nën presionin e kësaj fushate firmat e ndërtimit filluan ti përmirësojnë kushtet e punës. Ato ndërtuan strehimore njëdhomëshe me nga katër shtretër dhe pajisje të mirë sanitare në afërsi të kantiereve. Posaçërisht më rëndësi është, që tani punëtorët rekrutohen vetëm përmes agjenturave të tyre. Punëtorët nuk duhet të paguajnë para më as për udhëtimin e as ndërmjetësit. Standardet e sigurisë në kantieret e FIFA-s tanimë janë në përputhje me normat evropiane dhe punëtorët guxojnë në çdo kohë të kthehen në vendin e tyre amë.

Ndryshime pozitive të ligjit të punës

Tani edhe Katari ka përmirësuar ligjin e punës për të gjithë punëmarrësit. Tanimë ata kanë të drejtë që të organizohen në vendin e punës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Fushata jonë ka kontribuuar për përmirësime të mëdha për punëtorët e ndërtimtarisë në Katar. Megjithatë ende nuk është gjithçka mirë. Ne duhet të vazhdojmë të mbetemi syçelë, të organizojmë punëtorët e ndërtimtarisë dhe ti mbështesim ata në luftën e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.

nga Rita Schiavi, përktheu e pershtati Osman Osmani