Kampionati Botëror në Katar

121

Pas fitores së Liverpool kundër Tottenham, FIFA ka dalë me një qëndrim. Është bërë e ditur se shtëpia më e madhe e futbollit në botë, dëshiron ta testojë edhe një herë Katarin para se tia konfirmojë organizimin e Kupës së Botës për vitin 2022.

Liverpool si fituese e Ligës së Kampionëve do të duhet të udhëtojë drejt Katarit për të kuajtur ndeshjen për Kupën e Botës për Klube.

Këtë e ka konfirmuar FIFA, pasiq sic ka bërë të ditur, dëshirojë ta testojë para se ti jap epitetin e organizatores së Kupës së Botës.

Së bashku me Liverpoolin, ekipet e tjera që aktualisht janë konfirmuar për Kupën e Botës 2019 janë Esperance Sportive de Tunis, Monterrey, Hienghene Sport dhe Al-Sadd.

“Këshilli i FIFA-s ka emëruar Katarin si mikpritës të Kupës Botërore të Klubeve për vitin 2019 dhe 2020”.

“Këto turne do të shërbejnë si ngjarje testimi për Kupën Botërore të FIFA-s Katar 2022”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Ndryshe, para disa javës presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar edhe ky Kampionat Botëror do të zhvillohet me 32 skuadra.